Gazetari i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Robert Papa, paralajmëron zhvillime të forta për kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Belinda Balluku, Mirlinda Karçanaj dhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, janë në qendër të problemeve që, sipas tij, mund të sjellin pasoja serioze politike dhe ligjore. Papa shprehet se njëra prej “Lindave” mund të përfundojë përballë drejtësisë, ndërsa përmend edhe mundësinë e ndërhyrjes së SPAK dhe agjencive të huaja në hetime që lidhen me korrupsionin dhe transfertat financiare.
“Në këtë krizë botërore në Lindjen e Mesme kërkon që të shpëtojë “Ajatallahu i Tiranës”. Pati një takim natën vonë me ambasadoren skandaloze amerikane në Athinë. Duket që i ka shitur falas; natyrisht ka marrë pjesën e tij me miniera në jug të Shqipërisë për grekët, ai i që hiqet si nacionalist i madh. SPAK duket se do të dërgojë mandat për korrupsion për Ballukun, dhe ka shumë gjasa që njëra nga “Lindat” të dorëzohet nga Rama. Linda tjetër, për të cilën thoshte që ishte me qira, paska pasur katër apartamente. SPAK është afër Surrelit. Në qoftë se nuk do të jetë SPAK, do të jenë agjencitë e huaja, sidomos te transfertat qindra milionë dollarshe te Abi Bank në parajsat fiskale”, u shpreh Robert Papa.
Çfarë po ndodh në SHBA?
Robert Papa analizon gjithashtu zhvillimet ndërkombëtare duke u ndalur te tensionet në Lindjen e Mesme dhe debatet politike në Shtetet e Bashkuara. “Rubio në dëgjesat në Senat ka thënë që ne u tërhoqëm në luftë nga Netanyahu. Menjëherë mbas kundërshtisë të Presidentit Trump, është detyruar të thotë që jo, presidenti ka marrë një vendim. Çfarë ka ndodhur? Lindsey Graham, senatori që ka 30 vjet në Kongresin Amerikan, ka thënë te Bill O’Reilly se në takimin që ka pasur Kushner me ministrin e jashtëm iranian, të dërguarit e Trumpit kanë thënë që do të kemi një marrëveshje afatgjatë.
Ju kurrë nuk do të pasuroni uranium për të pasur një armë bërthamore dhe, për të mos mbetur të turpëruar në sy të botës, do t’u lëmë për pak para të pasuroni uranium për arsye komerciale. Ministri i jashtëm i ka thënë: “Meqë ra fjala, ne kemi 460 kg uranium të pasuruar 60%”; kjo ishte alarmante, por ministri i jashtëm mund të ketë bërë bllof ose mund të jetë tallur me Kushnerin. Në qoftë se kjo do të kishte ndodhur me Obamën, do të uleshin dhe do të pranonin kushtet, por kjo nuk do të ndodhte me Trumpin. Për t’ju shpjeguar diçka: për prodhim komercial, uraniumi pasurohet deri në 20%.
Kur Trumpi ka bombarduar gjashtë muaj më parë, pasurimi kishte kaluar mbi 20%. Në qoftë se ata e kanë uraniumin 60%, nga 60% deri në 90% që duhet për një armë bërthamore, duhen vetëm dy javë. A kishte të drejtë Trump ta quante arsye eminente? E njëjta skemë është luajtur nga Sadam Huseini, i cili kishte deklaruar se gjoja kishte armë të shkatërrimit në masë; në fakt nuk ishte ashtu, ishte lufta e propagandës. IAEA është në probleme të mëdha, por ish-drejtori i inteligjencës kombëtare, Kent, i cili dha dorëheqjen (i njohur si dikush që mbështet supremacinë e bardhë), tha se nuk ka pasur rrezik eminent për armë bërthamore nga Irani dhe se Izraeli e tërhoqi Trumpin në këtë luftë. Kjo nuk është lufta jonë, kjo është lufta e Izraelit.
Agjencia Ndërkombëtare Atomike (IAEA), pjesë e OKB-së, e ka gjetur tre herë në mashtrim Iranin, të cilët nuk kanë lejuar inspektorët. Nëse Trump ka bombarduar gjashtë muaj më parë, u tha se u shfaros. Më vonë, ministri i jashtëm do të thoshte që ato 460 kg kanë ngelur të groposura aty, dhe Trump doli me idenë që mund të çojmë një grup special marinësh për të marrë këtë material. Problemi është ky: në qoftë se Irani arrin të prodhojë një armë bërthamore, nuk do ta përdorë vetë, por do t’ia dërgojë proksive: Hezbollahut, Hamasit, dhe pa asnjë hezitim ata do ta përdorin kundër Izraelit. Izraeli ka disa bomba bërthamore. Në përplasjen e madhe midis shiitëve dhe sunitëve, duket që Irani nuk ka aleatë tek vendet arabe. Kanë qenë tetë presidentë që kanë dashur ta shkatërrojnë Iranin; vetëm Trump pati guximin (ose çmendurinë), edhe pse mund të jetë tërhequr nga Netanyahu. Problemi tani është se si do të dilet nga kjo krizë.
Amerikanët në një vit mes mandati nuk do të pranonin që Amerika të dërgonte trupa, sepse Vietnami, Koreja, Iraku dhe Afganistani janë hije të mëdha mbi politikën e jashtme amerikane. Trilionat e dollarëve në Irak shkuan dëm; sot Iraku është antiamerikan dhe godasin ambasadën amerikane. Irani është faktor destabilizimi në Lindjen e Mesme, këtë e pranojnë të gjithë, por logjika “ju pasuroni uranium, unë jo” nuk mund të funksionojë. Nuk mundet që Irani të kalojë siç kaloi Pakistani ose Koreja e Veriut, sepse do të ishte fundi i Lindjes së Mesme dhe konflikti do të hapi pafund.
Duket se Trump, dashje pa dashje, është në qendër të një përmbysjeje të madhe që mund të ngjasë këtë vit; 2026 është viti i përmbysjes së madhe për Trump. Askush nuk e kishte menduar që diktatori i Venezuelës do të kapej në atë mënyrë; Kuba pritet të bjerë nga dita në ditë mbas bllokazhit të Venezuelës. Trump ka disa qasje: vendos dikë më pro-amerikan, largohet nga Kina dhe Rusia; marrëveshjet janë pozitive dhe nafta vjen këtu. E njëjta gjë do të ndodhte me Kubën. Këtë kërkonte edhe në Iran: të zgjidhte dikë jashtë teokratëve për të mos pasur një vend që aspiron armë bërthamore dhe përhap terrorizëm. Por Izraeli po ua vret çdo ditë liderët iranianëve. Kjo është diçka që nuk ka ndodhur në asnjë luftë konvencionale, edhe pse ky është thjesht një mision ushtarak.
Për mendimin tim, Trump bën bllof kur thotë që hyri në lojë nga rreziku i armës bërthamore; në fakt ata kishin kohë që i përgjonin. Erdhi çasti dhe Netanyahu pyeti: “Do vini apo jo?”, siç ndodhi gjashtë muaj më parë. Reagimi i Trumpit në Tëitter pas goditjes së rafinerive erdhi sepse u prek Katari, ku familja e Kushnerit ka interesa miliarda dollarësh”, u shpreh ndër të tjera Robert Papa. /gazeta sot/
