Kryesocialisti Edi Rama e tha në mënyrë të qartë se nuk është aspak i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e kaluara. Duke iu referuar shifrave të publikuara një ditë më parë nga sekretari i përgjithshëm i PS, ku vetëm Tirana dhe Kukësi janë me humbje votash nga viti 2021 në 2025, Rama kërkoi shkundje dhe mobilizim të plotë!
Pa mbushur 24 orë nga kjo deklaratë thirri në një takim të veçantë dy drejtuesit politikë të qarkut Tiranë, Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliun, deputetët dhe të gjithë drejtuesit socialistë në njësitë vendore të kryeqytetit.
Në mbledhjen e mbajtur të dielën, Rama e ka blinduar degët socialiste në Bashkinë e Tiranës, ku përvecc 2 apo 3 përgjegjësve që i caktoi të shtunën për çdo njësi ai ka vendosur edhe nga një drejtues qarku dhe ministra.
Kështu Mirela Kumbaro, përvecc do të përgjigjet për qarkun Gjirokastër, do të punonjës edhe tek njësia nr.1, Blendi Klosi që u caktua në Durrës do të ketë nën patronazh edhe njësia 2 të Tiranës, Ervin Demos së Beratit i lihet si detyra edhe njësia 3, ndërsa Shalsi dhe Gjylameti që mbeten pa qarqe do të kujdesen posaccërisht për njësinë nr 4 të Tiranës. Për bastionin socialist, njësinë 5, Rama e ka blinduar me 3 veteranë, Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn dhe Erion Braçen.
Belinda Balluku, që të shtunën u konfitrmua si drejtuese politike në Qarkun e Fierit, do të jetë përgjegjësi edhe për Njësinë nr 6 të Tiranës, ndërsa Arbjan Mazniku i Elbasanit, Niko Peleshi i Korccës dhe Ogerta Manastirliu që drejton bashkinë Tiranë, do të ketë nën pantronazh respektivisht njësitë 7, 8 dhe 9.
Ministri i brendshëm Besfor Lamallari do të jetë tek njësia 10, ndërsa Ulsi Manja që i rimori Dibrën të shtunën, Toni Gogu dhe Elisa Spiropali do të jenë respektivisht në njësitë 11, 12, dhe 13.
Ministri Blendi Gonxhja do të drejtojë periferitë e Tiranës në njësinë nr 14, së bashku me Plarent Ndrecën.
Para takimit me drejtuesit e Tiranës, Rama kishte një mbledhje më shumë se një orëshe me të 12 krerët e qarqeve, disa prej të cilëve e morën detyrën vetëm gjatë asamblesë të së shtunës.
Lista e re me drejtuesit e njësive Tiranë
NJËSIA 1
Lindita Nikolla
Adea Pirdeni
Mirela Kumbaro
NJËSIA 2
Gent Gazheli
Delina Ibrahimaj
Olta Manjani
Blendi Klosi
NJËSIA 3
Iris Luarasi
Edona Bilali
Ervin Demo
NJËSIA 4
Blerina Gjylameti
Eduard Shalsi
NJËSIA 5
Fatmir Xhafaj
Taulant Balla
Erion Braçe
NJËSIA 6
Albana Koçiu
Endrit Yzeiraj
Megi Fino
Belinda Balluku
NJËSIA 7
Sofian Jaupaj
Enkelejd Musabelliu
Arbian Mazniku
NJËSIA 8
Igli Hasani
Vilma Premti
Niko Peleshi
NJËSIA 9
Ogerta Manastirliu
Olti Muzaka
NJËSIA 10
Besford Lamallari
Bledar Çuçi
NJËSIA 11
Damian Gjiknuri
Ervin Hoxha
Ulsi Manja
NJËSIA 12
Toni Gogu
Xhemal Qefalia
Silva Caka
NJËSIA 13
Elisa Spiropali
Anila Denaj
NJËSIA 14 DHE KASHARI
Blendi Gonxhe
Plarent Ndreca
Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako
Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën
Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci
Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin
Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi
Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet
Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet
Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet
Qarku Vlorë– Bledi Çuçi- Konfirmohet
Qarku Gjirokastër– Mirela Kumbaro- Konfirmohet
Qarku Korçë– Niko Peleshi- Konfirmohet
