E diel, 19 Prill, 2026

Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Ergys Agasi ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë, përfshirë Ilir Prodën, Rama ia kishte “vënë syrin” për ta shkarkuar më herët

Share

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ka dhënë disa deklarata të forta në lidhje me shkarkimet në Policinë e Shtetit.

Ajo tha se Edi Rama duhet të zgjedhë një person që t’i shërbejë interesit të opinionit publik, dhe se 70% të drejtorëve të policisë i ka emëruar Ergys Agasi, përfshi edhe vetë ish-drejtorin që u shkarkua disa ditë më parë, Ilir Prodën.

E di kush i ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë nëpër komisariate? Ergys Agasi, dhe unë mbaj përgjegjësi penale për këtë. Edhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Prodën”, deklaron gazetarja Klodiana Lala.

Ajo shtoi se “furtuna” mbi emrin e Prodës nisi që kur u diskutua një grup i strukturuar kriminal brenda AKSHI-t.

“Iu dha grada të pamerituara të gjithë rrethit të tij shoqëror, disa prej të cilëve u janë sekuestruar celularët. Së dyti, ka pasur lidhje okulte. Pas shpalljes në kërkim të Agasit, drejtorë të policisë i kanë prezantuar platformën Ylli Carës, ish-ortak i Prodës, biznesmen. Një personazh që është jo vetëm lidhje e ngushtë për Prodën, por ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë për caktimin e emrave. Drejtori është ndikuar nga ai”, deklaroi Lala për Prodën.

Shtoi se ekziston një “hetim penal pa emër të regjistruar, por që është i ndarë nga dosja e AKSHI-t, për implikim të zyrtarëve policorë në rrëmbimin e Daniel Shimës”…

Te tjera

Lajme te tjera