E shtunë, 18 Prill, 2026

Rama e Vuçiç editorial në median gjermane: Shqipëria e Serbia të anëtarësohen në BE pa të drejtë veto

Share

Shqipëria dhe Serbia pranojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian edhe pa të drejta vetoje, pa komisionerë shtesë dhe pa prekur strukturat vendimmarrëse të unionit.

Ky është propozimi i bërë për Brukselin nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një editorial të përbashkët që kanë bërë për median gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ)”.

“Kjo mund të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të BE-së pa e rënduar arkitekturën e vendimmarrjes së BE-së dhe pa ndryshuar ekuilibrin e saj institucional. Kjo do të thoshte as të drejta vetoje, as komisionerë shtesë, anëtarë të Parlamentit Evropian apo ndryshime në strukturat e votimit. Jemi të bindur se kjo do të lehtësonte shqetësimet e atyre shteteve anëtare që ngurrojnë të zgjerohen në një zgjerim më të madh”, thuhet në editorial.

Te tjera

Lajme te tjera