E diel, 19 Prill, 2026

Spiropali në Kosovë, takon Konjufcën, Osmanin, Kurtin dhe Haxhiun: Vendi meriton statusin kandidat në BE, të kemi mbledhjen e dy qeverive brenda vitit 2026

Share

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, nisi vizitën zyrtare në Kosovë. Spiropali u prit fillmisht nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. 

Ata kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit.

Spiropali dhe Konjufca zhvilluan konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e saj, Spiropali deklaroi se Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë.

Spiropali u shpreh se Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE.

“Për ne, Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por zgjedhje historie, deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti ynë kombëtar. Viti 1999 ishte momenti kur bota pa padrejtësitë, por edhe dinjitetin e një populli që kërkonte të jetonte i lirë. Viti 2008, ishte momenti kur Kosova e ktheu aspiratë në shtetësi dhe fitoi vendin e saj në hartën e botës. Të dy qeveritë tona, janë zgjedhur politikbërje bazuar te realiteti. Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë. Shqiëria do intensifikojë angazhimin diplomatik për intensifikimin e njohjeve. Integrimi europian i Kosovës, është teksti koherent i BE. Kosova ka dëshmuar qasje euroatlantike. Heqja e masave shtrënguese, ishte një domosdoshmëri. Kosova meriton statudin e vendit kandidat”, theksoi ajo.

Konjufca nënvzoi se deklaroi se sa më i fortë koordinimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, aq më e sigurt do jetë rruga e dy shteteve për në Bashkimin Europian.

“Takimet me homologët nga Shqipëria nuk janë si takimet tipike bilaterale, sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. E ardhmja jonë, si e kaluara jonë, do jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë të jetë koordinimi ynë, aq më i sigurt do jetë rruga jonë drejt BE. Përgëzoj Shqipërinë, për hapat gjigandë sa i takon integrimeve europiane. Ne duam të japim të njëjtin shembull si Republika e Shqipërisë”, theksoi ai.

Më pas, Spiropali u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

Te tjera

Lajme te tjera