E shtunë, 25 Prill, 2026

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Share

Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH Ami Kozeli, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me dëmtimin dhe bllokimin e aksit Librazhd-Pogradec dhe bypassit të ri.

“Mbetet ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive. Në mbledhjen e djeshme, datë 24 shkurt, u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin. Prishja e urës ekzistuese dhe lehtësimi i ngarkesës në rrugën e rrëshqitur deri në ndërtimin e një skarpate natyrale. 

Sistemi dhe disiplinimi i urave sipërfaqësore në të gjithë zonën e planit të rrëshqitjes. 

Aksi Librazhd–Prrenjas është me rëndësi strategjike dhe do të rikthehet në funksion të plotë pas sigurimit të situatës”,- tha Kozeli.

Te tjera

Lajme te tjera