E hënë, 20 Prill, 2026

Gjyqi në Hagë/ Rama: Osmani u kërcënua se nuk lejoi prokurorët t’i dhunonin zyrën, dënimi me 180 vite burg për liderët e UÇK-së do ishte varrosje për së gjalli

Share

Një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Prishtinës, nga ku kritikoi Gjykatën Speciale të Hagës për kërkesën për të dënuar me 180 vite burg 4 liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi dhe Rexhep Selimi. Rama e cilësoi gjykatën e ndërkombëtare të Hagës tërësisht politike.

“Mund të përdorim gjithë qoshet e pasura të fjalorit të gjuhës shqipe për të nxjerrë dufin legjitim ndaj një prokurorie idiotësh, por çështja është që ata nuk janë thjesht idiotë. Janë instrumente të një gjykate që është edhe më politike sesa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën, me ligjet e kohës”, tha Rama.

Duke e quajtur një prokurori idiotësh, kryeministri Rama tha se dënimi me 45 vite burg për secilin prej liderëve të UÇK-së do ishte varrosje për së gjalli, e sipas tij kjo do të mjaftonte që të nisin arrestimet edhe për kryeministrat që i dhanë dritën jeshile bombardimeve të bazave ushtarake të Serbisë në Kosovë në vitin 1999, përfshirë këtu edhe presidentin amerikan të asaj kohe Bill Clinton.

Ka diçka tjetër që është edhe më e rëndë për perëndimin sepse nëse Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të varrosen për së gjalli për luftën dhe çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, duhet të vazhdojnë arrestimet, Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve”, vijoi Rama.

Krah presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri u shpreh se po zbulon edhe një sekret shtetëror. Rama shtoi se arsyeja përse Osmani u kërcënua me jetë është se nuk lejoi prokurorët e Hagës që të bastisin zyrën e Presidentes, me demek se do të kërkonin provat për kimet kundër njerëzimit.

“Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovës, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunon zyrën e institucionit të presidentit, se medemk do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit. Gjë që do ta vendonte Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën epërsi gjenden prova deri në zyrën e presidenti, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”, tha Rama.

Rama mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë. Libri i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së dhe padrejtësive me të cilat ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

Gjatë vizitës zyrtare kryeministri Rama u prit nga Presidentja Vjosa Osmani dhe homologu i tij Albin Kurti, një ditë para 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor, 17 shkurti i pavarësisë do të jetë zëri i shqiptarëve që kërkojnë liri për 4 krerët e UÇK-së përmes një proteste që do të mbahet në Prishtinë. Protestës pritet t’i bashkohen politikanë, figura të njohura dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Te tjera

Lajme te tjera