E hënë, 20 Prill, 2026

Takimi me inspektorët/ Rama ‘sfidë’ Dash Sulës: Të shohim tani si do bësh detyrën! Ish-deputeti i PD: Ju vlerësoj për vizionin, atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime

Share

“Ju jap fjalën e burrit kryeministër, do të përmbush detyrën me integritet”, kjo ishte zotimi që Kryeinspektori i Përgjithshëm apo ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula i bëri kryeministrit Edi Rama në takimin me të gjithë inspektorët e vendit. Pas largimit nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, ose siç thotë Sula, “pasi të vetët e hodhën në rrugë”, ai u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Kryeministri Edi Rama ndau problemet që has sot institucioni i Inspektorit të Përgjithshëm, duke kërkuar ngritjen e një sistemi efikast dhe të digjitalizuar deri tek hartimi i një plani pune dhe tek drejtimi i duhur.

“Unë gjithmonë kam besuar se sistemi dhe përmirësimi është përgjigjja. Mund të ndërrojmë të gjithë njerëzit, po qe se sistemi nuk është i strukturuar si duhet dhe po qe se drejtimi nuk është i duhuri, përsëri biem në të njëjtat situata”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera