E diel, 19 Prill, 2026

Ja çfarë po ndodh brenda SPAK, nën hetim 40 nga 61 bashkitë, tenderat dhe aferat korruptive në lupën e prokurorëve specialë

Share

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra kryetarëve bashkiakë apo ish-kryetarëve, të zbuluar ose nga kompania humbëse në garë ose nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Më i fundit ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme (SPAK) zyrtarizoi akuzën është ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci, ish-nënkryetarja Edmonda Harizi, që së bashku me dy të pandehur të tjerë do të përballen me Gjykatën Antikorrupsion për shkeljet gjatë tenderimit për ujësjellësin që furnizon me ujë tetë fshatra dhe Memaliajn. Fondi limit për objektin, siç e ka depozituar kallëzimin KLSH në SPAK, që finalizoi hetimet, është 493 milionë lekë. Prej nisjes së SPAK deri më tani rezulton se 40 bashki nga 61 në total kanë dosje të hapura në Prokurorinë e Posaçme, të finalizuara ose me arrestime, dënime apo ende nën proces. Aktualisht akuzat për kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë numërohen 16, ndërkohë që më i fundit që u dënua është ai i Rrogozhinës. Numri i bashkive që ende nuk kanë probleme zyrtare me SPAK janë vetëm 21. Mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, përveç kryebashkiakëve, më të hetuarit nga prokurorët specialë në nivelin e zyrtarëve janë ata punonjës që përzgjidhen si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që firmosin procedurat e tenderave, si dhe ata që janë përfshirë në afera korruptive. Më poshtë po pasqyrojmë në mënyrë të detajuar se kush janë bashkitë nën hetim dhe kush jo nën hetim nga SPAK.

Bashkitë pa dosje zyrtare në SPAK

  1. Bashkia Selenicë
  2. Bashkia Belsh
  3. Bashkia Berat
  4. Bashkia Cërrik
  5. Bashkia Delvinë
  6. Bashkia Divjakë
  7. Bashkia Dropull
  8. Bashkia Konispol
  9. Bashkia Korçë
  10. Bashkia Librazhd
  11. Bashkia Malësi e Madhe
  12. Bashkia Maliq
  13. Bashkia Mirditë
  14. Bashkia Peqin
  15. Bashkia Përmet
  16. Bashkia Poliçan
  17. Bashkia Përrenjas
  18. Bashkia Pustec
  19. Bashkia Shijak
  20. Bashkia Skrapar
  21. Bashkia Vorë

Bashkitë me dosje në SPAK

  1. Bashkia Bulqizë – akuza për tenderat e ujësjellësit
  2. Bashkia Devoll – akuzë për një ndërtim – u shpall i pafajshëm
  3. Bashkia Dibër – u hetua për kanalet vaditëse
  4. Bashkia Durrës – akuza për lejet e ndërtimit
  5. Bashkia Elbasan – nën hetim
  6. Bashkia Fier – u hetua për menaxhimin e financave
  7. Bashkia Finiq – akuza për tenderat
  8. Bashkia Fushë-Arrëz – akuzë për tenderimin e një rruge
  9. Bashkia Gjirokastër – nën hetim
  10. Bashkia Gramsh – akuza për tendera rrugësh
  11. Bashkia Has – akuzë për privatizimin e një ndërtese
  12. Bashkia Himarë – akuzë për korrupsion në zgjedhje, tjetërsim prone
  13. Bashkia Kamëz – nën hetim
  14. Bashkia Kavajë – akuza për shpërdorim detyre
  15. Bashkia Këlcyrë – nën verifikim për korrupsion në zgjedhje
  16. Bashkia Klos – nën hetim për zgjedhjet
  17. Bashkia Kolonjë – akuza për tenderat
  18. Bashkia Krujë – nën hetim
  19. Bashkia Kuçovë – akuza për dekriminalizim
  20. Bashkia Kukës – tenderat e naftës, skandal seksual
  21. Bashkia Kurbin – denoncuar për tenderat
  22. Bashkia Lezhë – akuza për tjetërsim pronash
  23. Bashkia Libohovë – akuzë për tendera, shpërdorim detyre
  24. Bashkia Lushnjë – akuza për tenderat
  25. Bashkia Mallakastër – dekriminalizim
  26. Bashkia Mat – denoncuar
  27. Bashkia Memaliaj – akuzë për tenderat
  28. Bashkia Patos – akuza për tendera
  29. Bashkia Pogradec – akuza për ndërtimet
  30. Bashkia Pukë – nën hetim për krime zgjedhore
  31. Bashkia Roskovec – akuzë për zgjedhjet
  32. Bashkia Rrogozhinë – akuzë për zgjedhjet
  33. Bashkia Sarandë – hetime për ndërtimet
  34. Bashkia Shkodër – akuzë për tenderat
  35. Bashkia Tepelenë – nën hetim për rikonstruksion
  36. Bashkia Tiranë – akuzë për korrupsion, pastrim parash
  37. Bashkia Tropojë – akuzë për hapje rruge të re
  38. Bashkia Dimal – akuzë për ndërtime pa leje
  39. Bashkia Vau i Dejës – akuzë për korrupsion në zgjedhje
  40. Bashkia Vlorë – denoncuar, nën hetim

Te tjera

Lajme te tjera