E premte, 1 Maj, 2026

Çdo cigare “të vjedh” 20 minuta jetë, Italia nis peticion për rritjen e çmimit të duhanit

Share

Një cigare e vetme të shkurton mesatarisht 20 minuta jetë, 22 minuta për gratë dhe 17 minuta për burrat – ndërsa sëmundjet e lidhura me duhanpirjen shkaktojnë rreth 93,000 vdekje në vit në Itali.

Onkologët italianë kërkojnë rritjen e çmimit të produkteve të duhanit, si masë për të frenuar konsumimin e tyre. Sipas tyre, kostoja vjetore që duhanpirja i shkakton Shërbimit Shëndetësor Kombëtar tejkalon 24 miliardë euro.

Peticioni për rritjen e çmimit me 5 euro për paketë
Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore, së bashku me fondacionet kryesore të fushës – Fondacionin AIRC, Fondacionin “Umberto Veronesi” dhe Fondacionin AIOM – kanë nisur një peticion për një projektligj popullor kundër pirjes së duhanit. Qëllimi: rritja e çmimit të paketës së cigareve me 5 euro, si dhe shtimi i taksave mbi të gjitha produktet që përmbajnë duhan, përfshirë cigaret elektronike.

Nisma synon mbledhjen e 50,000 nënshkrimeve të çertifikuara deri në pranverë, për të mundësuar depozitimin e projektligjit në Parlament. Rregullorja parashikon që Parlamenti italian ta shqyrtojë brenda tre muajve nga depozitimi.

Sipas nënkryetares së Senatit, Mariolina Castellone, propozimi synon të frenojë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për kancerin në vend.

Te tjera

Lajme te tjera