E premte, 24 Prill, 2026

Ndërtuesit që shkelin lejen 5 vite në ‘listë të zezë’! Rama: Ata që shesin një apartament dy herë, konfiskim direkt! Aksioni zgjat gjithë mandatin

Share

Qeveria ka gati paketën me masat ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territorit, e cila brenda muajit tetor pritet të shkojë në Kuvend. Detajet u dhanë nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë për mediat nga ku theksuan se tashmë do të ketë një listë të zezë për ndërtuesit që ndërtojnë pa leje. Sipas, paketës së hartuar nga grupi i punës, parashikohet që personat ose subjektet që janë në listën e zezë të përjashtohen 5 vjet nga marrja e lejes. Shefi i qeverisë sugjeroi që ndëshkimi të jetë më i rëndë.

“Në një ndërtim ku projekti i miratuar transformohet e deformohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në abuziv të gjithë janë pjesë e një zinxhiri fajësie në qendër është ndërtuesi. Për këtë arsye, ndërtuesit që do të zihen në këtë faj, do të hyjnë në listën e zezë dhe s’do të mund të marrin më asnjë leje dhe të zhvillojnë asnjë aktivitet ndërtimor për një numër vitesh që mendoj se duhet të jetë më i madh se ai që propozoi grupi i punës”, tha Rama. 

Kryeministri paralajmëroi masa edhe për ata që shesin apartamente nga 2 herë, deri në konfiskim imediat.

“Nuk i lenë as të futen brenda ose faktivisht nuk marrin dot shtëpinë se arrijnë deri në absurd që një apartament shitet dy herë. Masa do jetë e rëndë për at ë bëjnë diçka të tillë, përveç listës së zezë do jetë imediat konfiskimi i objektit, s’do e administrojë më ai që e ka ndërtuar, por do e administrojë shteti dhe do ua vërë në dispozicion atyre që kanë paguar për ta blerë.”, tha Rama.  

Përgjegjësia për ndërtimet pa leje nuk do të mbetet vetëm tek ndërtuesit, por edhe tek arkitektët të cilët rrezikojnë të humbasin licencën në rast se pranojnë deformime të projekteve dhe nuk raportojnë tek instancat përkatëse. Rama tha se asnjë objekt në ndërtim nuk do të lidhë ujin dhe dritat pa marrë certifikatën e përdorimit.

“Është e rëndësishme që të bllokohet zinxhiri sepse ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, operojnë me arkitektët të cilët pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës shtetëror siç ndodh në gjithë botën. Ky mosnjoftim do konsiderohet vepër penale, pjesëmarrje në një vepër penale dhe natyrisht që arkitekti do humbasë gjithçka”, tha Rama.

Kritikave se përse po zhvillohet tani aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, Rama iu përgjigj duke thënë se nuk është makthi i një nate vere, por aksioni do të vijojë deri në fund të mandatit.

E di që ka shumë njerëz që shpresojnë se kjo do të jetë si makthi i një nate vere, por nuk do të jetë kështu, kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje, se nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje”, tha Rama.

Shija e hidhur e një vere të vështirë me zjarret ende nuk është larguar, ndaj zjarrvënësit punën me ligjin do ta kenë edhe më keq.

“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja”, u shpreh Rama. 

Sipas paketës, për punimet pa leje apo në tejkalim të lejes mbi masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, dhe për shkak të qëndrueshmërisë së objektit është e pamundur prishja e tij, konfiskohen punimet e kryera pa leje për qëllime fitimi, ose një sipërfaqe ekuivalente me to, brenda objektit, e cila të jetë hapësirë e shfrytëzueshme.

Punime pa leje apo në tejkalim të lejes për qëllime fitimi, mbi masën 10% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi dhe nën tokë, konfiskohet për interes publik apo strehim social i gjithë objekti apo vendoset prishja e plotë e tij nga organet përgjegjëse.

Te tjera

Lajme te tjera