Në orët e para të mëngjesit, punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit zhvilluan një aksion për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Përveç vaditjes së bimëve, punonjësit u kujdesën për pastrimin dhe heqjen e barishteve, si edhe mbledhjen e mbeturinave të hedhura në vazo. Ky operacion është pjesë e punës së përditshme për të mbajtur kryeqytetin të pastër dhe të gjelbëruar. Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit ka theksuar se kujdesi i vazhdueshëm për hapësirat publike mbetet prioritet për Tiranën.
