E mërkurë, 23 Shtator, 2026

Festa e Pashkëve, Imzot Arjan Dodaj: Ashtu si Krishti edhe ne të ringjallim shpresën për një të ardhme me plot jetë e harmoni mes nesh 

Share

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë do të festojnë sot Pashkët. Këtë vit, Pashkët katolike përkojnë me ato ortodokse. Në vigjilje të kësaj feste të bekuar nuk kanë munguar as urimet nga figura të njohura të institucioneve fetare.

Kështu Imzot Arjan Dodaj ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët. Ai shprehet se ashtu siç Krishti u ringjall edhe njerëzit duhet të ringjallin shpresën për një të ardhme sa më të mirë dhe në paqe.

“Të mësojmë nga gabimet e shumë vendeve perëndimore dhe mos t’i pranojmë me sipërfaqësi. Mesazhi dhe angazhimi i parë jo vetëm i fesë, por i gjithë institucioneve duhet të jetë pro institucionit të hershëm që është: institucioni Hyjnor, i jetës dhe i familjes.

Zoti e krijoi njeriun burrë e grua. I bekoi dhe i tha: shtohuni dhe shumohuni, mbusheni tokën dhe sundojeni atë. Urimi i kësaj feste është që kombi shqiptarë të vijojë në trashëgiminë e këtij bekimi hyjnor për familjen dhe rininë shqiptare. Sikurse ndër shekuj pavarësisht padrejtësive që kemi përjetuar kanë ditur të na e përcjellin të bukur e të pastër breznitë të hershme.

Të bëhemi bashkë për të kultivuar punën e ndershme që është fryti i njeriut që nuk e ka më të varrosur ndërgjegjen, përkundrazi nuk ka kurrë frikë ta dëgjojë atë.

Të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të jetë e të gjithëve me pasuritë e saj të larmishme natyrore, shpirtërore, kulturore, artistike etj. Sepse në këto vite jo rrallë herë për përfitimin e një pakice kemi humbur thesare që nuk kthehen më.

Krishti është ringjallur, të ringjallim edhe ne shpresën për një  të ardhme më me plot jetë entuzuiazëm, paqe dhe harmoni mes nesh. Gëzuar për shumë mot Pashkët”, u shpreh Izmot Arjan Dodaj.

Te tjera

Lajme te tjera