E martë, 24 Nëntor, 2026

Nis rruga drejt 1000 golave, CR7 i dhuron 3 pikët Portugalisë; Spanja luan ‘poker’ me Zvicrën

Share

Mbrëmjen e djeshme janë luajtur 4 ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të Ligës së Kombeve. 4 sfida mjaft interesante në të cilat u shënuan 12 gola.

Spanja nuk u kursye përballë Zvicrës në transfertë. Edhe pse ishin me 10 lojtarë prej mintuës së 20, “Furia e Kuqe” ia doli që të triumfonte me rezultatin 1-4.

Në ndeshjen tjetër, Portugalia e Kristiano Ronaldos fitoi 2-1 me Skocinë, fal golit të ‘yllit’ të tyre me numrin 7.

Në ndeshjet e tjera, Kroacia fitoi 1-0 përballë Polonisë, me golin e shënuar nga Luka Modriç. Ndërsa, Suedia mori fitoren e radhës në Ligën C, duke mposhtur Estoninë pastër, 3-0.

Te tjera

Lajme te tjera