E martë, 14 Korrik, 2026

35 vjet Partia Socialiste, nga trashëgimia e tranzicionit te dominimi politik

Share

Gëzuar 35-vjetorin e Partisë Socialiste, një rrugëtim që nisi nga hija e së shkuarës komuniste dhe u rishkrua në çdo epokë të tranzicionit. Nga socialiste në progresiste, nga progresiste në rilindëse, emrat ndryshuan po aq shpesh sa sloganet.  Për 35 vite, PS ka qenë një nga protagonistet kryesore të historisë politike shqiptare. Ka premtuar transformim, modernizim dhe një Shqipëri më afër Europës në çdo kapitull të saj.  Kritikët thonë se sot pushteti është përqendruar më shumë se kurrë tek një njeri (uni), ndërsa mbështetësit e shohin si garanci stabiliteti. 📜 Partia Socialiste një histori 35-vjeçare me shumë kthesa, debate, fitore dhe polemika -që padyshim ka lënë gjurmë në fatin e vendit.

Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor 1991 dhe ka qenë forca politike më jetëgjatë në pushtet. Ajo ka qenë në pushtet nga viti 1997-2005 dhe tashmë drejton vendin prej vitit 2013.

Te tjera

Lajme te tjera