E mërkurë, 23 Shtator, 2026

113 vite pavarësi/ Krerët e shtetit në Vlorë për ngritjen e flamurit, Vjosa Osmani krah Begajt e Ramës! Festë në të gjithë vendin

Share

Ashtu si çdo vit, Vlora ishte kryeqendra e festimeve dhe kremtimit të 113-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, pikërisht aty ku flamuri kuq e zi u valvit për herë të parë i lirë e I pavarur.

Festa e Flamurit bëri bashkë krerët më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova të cilët morën pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit nën tingujt e himnit kombëtar.

Ceremonia vijoi me nderimet në vendprehjen monumentale të Ismail Qemalit, ku kryeministri Kryeministri Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi vendosën kurorat me lule.

Preidentja Vjosa Osmani ishte e vetmja e pranishme nga Kosova, ndërsa u vu re mungesa e kryeministrit Albin Kurti.

Nderimet e tyre i shprehën edhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës dhe Prefektja e qarkut.

Kryeminsitri Rama e nisi ditën me një postim në rrjetet sociale, ku me një fotografi të monumentit të pavarësisë në Vlorë i uron gjithë shqiptarëve ditën e flamurit. Reagime erdhën edhe nga Kosova si dhe partnerët ndërkombëtarë BE dhe SHBA.

Festa e Flamurit u festua në të gjithë vendin. Qytetarët mbushën sheshet me simbolet kuqezi, ku nuk munguan si çdo vit vizitorët nga Kosova të cilët e nisën festën që në doganën e Morinës.

Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912  nga Ismail Qemali në Vlorë. Në Kuvend morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë. Menjëherë më pas, Asambleja formoi qeverinë e parë të pavarur, të kryesuar nga Ismail Qemali, si dhe Këshillin e të Urtëve të njohur ndryshe edhe si Pleqësia. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur. 28 nëntori përkon edhe me ditën kur Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti më 1443 flamurin e Kastriotëve në Krujë, duke udhëhequr rezistencën kundër Perandorisë Osmane.

Te tjera

Lajme te tjera