U zhvillua sot në Tiranë ceremonia me rastin e 100- vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasadorja e SHBA-së Shqipëri, Yuri Kim u shpreh në fjalën në konferencë se “si sot një shekull më parë disa vite pasi presidenti deklaroi se në Konferencën e Parisit se Shqipëria do të jetë një komb i pavarur dhe sovran. Komisionari amerikan në Shqipëri pati nderin t’i përcjellë ministrit Xhafer Ypi njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur nga SHBA duke njohur njëri-tjetrin si kombe. Më 28 korrik 1922, Shqipëria dhe Amerika ndezën një pishtar të shenjtë që është përcjellë në breza”
Kim shtoi sa gjatë ditëve të errëta të komunizmin ai pishtar i shenjtë u ruajt nga shqiptarët, dhe madje disa paguan çmimin më të lartë.
“Ata dhe ne që jemi mbledhur këtu sot kemi nderin e madh që të trashëgojmë atë pishtar dhe ta ngremë ata lart së bashku duke bërë atë që të ngrohë miqësinë mes popullit amerikan dhe shqiptar dhe të ndriçojë rrugën tonë përpara në shtegun tonë të përbashkët si miq dhe aleatë të vërtetë. Ndërsa shenojmë një shekull marrëdhëniesh diplomatike nderojmë të gjithë amerikanët dhe shqiptarët që erdhën para nesh dhe kontribuuan në Shqipëri. Veçanërisht ata shqiptarë guximtarë që paguan çmimin e lirisë dhe të miqësisë duke dhënë jetën e tyre”, tha ajo.
Kim shtoi se shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por Shtetet e Bashkuara kurrë nuk janë lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.
“Ne kurrë nuk jemi lëkundur nga të besuarit në ju. Ne kurrë nuk kemi lejuar që të lëkundemi në besimin që kemi në miqësinë tonë. Ne ishim krenar kur ju mbështetem kur ju shkëputët vargonjtë e komunizmit në vitin 1991. Krenarë që mbështetëm aplikimin tuaj për t’u anëtarësuar në NATO në vitin 2001. Krenarë që ndoqëm udhëheqjen tuaj në krye të OSBE-së në vitin 2020. Krenar që ne ju pritëm si partner si anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në janar të këtij viti. Krenarë të festojmë me ju këtë muaj ndërsa ju filluat zyrtarisht negociatat për të zënë vendin tuaj të merituar si një komb i begatë dhe demokratik brenda familjes europiane”, tha Kim.