E diel, 1 Nëntor, 2026

10 arsyet pse dështoi protesta/ Berisha rrëmbeu kauzën, studentët u zëvendësuan nga “halabakët”, maskat shkatërruan lëvizjen dhe SHBA-BE dolën kundër skenarit të përmbysjes së pushtetit me dhunë!

Share

Nga Kreshnik Spahiu

1. Zjarrfikësi i kauzave Sali Berisha i cili gjithmonë shuan zjarrin popullor dhe djeg kauzat. Ai ka rrëmbyer historikisht çdo protestë studentore.

2. Mungesa e një lideri të ri si alternativë për tu votuar si kryeminister në zgjedhje përball dyshes Rama-Berisha

3. PD dhe 3 partitë e reja penguan krijimin e një lëvizje të re politike e cila do i rivalizonte dhe ju merrte elektoratin opozitar. Ata nuk kanë interes partiak.

4. Lëvizja u mbush me laca dhe halabakë, jo me studentë.

5. Kamza dhe fshatrat “pushtuan” Tiranën, por kjo largoi pjesën më vitale të protestuesve..

6. Qytetarët janë kundër dhunës dhe diegies së qytetit.

7. Bizneset ishin të gjithë kundër skenarit të vitit 1997.

8. U kopjua modeli franko-serb në mënyrën më të shëmtuar.

9. Maskat shkatërruan lëvizjen e flamingove.(ndoshta edhe qëllimisht me mision)

10. SHBA-ja dhe BE-ja kundër skenarit të përmbyesjes me dhunë të pushtetit në Tiranë, Paris, Romë, Berlin, Bruksel etj.

Te tjera

Lajme te tjera