Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, mori pjesë si anëtare e jurisë në finalen e Moot Court me temë “Siguria Ushqimore dhe Mbrojtja e të Drejtave të Konsumatorëve”, një aktivitet që mblodhi studentë të universiteteve shqiptare në një garë të argumentimit ligjor dhe debatit profesional.
Gjatë finales, studentët dëshmuan nivel të lartë përgatitjeje, profesionalizëm dhe aftësi në trajtimin e çështjeve që lidhen me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Zëvendësministrja Kika përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar gjatë garës, si dhe fituesit nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, për rezultatin e arritur.
Në vlerësimin e saj, iniciativa të tilla përbëjnë një investim të rëndësishëm në formimin e brezit të ri të profesionistëve të drejtësisë, duke kontribuar në forcimin e kulturës juridike dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e konsumatorit dhe sigurinë ushqimore.
Ky aktivitet shërbeu si një platformë e rëndësishme për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe për nxitjen e dialogut mbi sfidat dhe standardet në fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe sigurisë ushqimore.
Postimi i zv/ministres Tana Kika
Kisha nderin të merrja pjesë si anëtare e jurisë në finalen e Moot Court “Siguria Ushqimore dhe Mbrojtja e të Drejtave të Konsumatorëve”, një aktivitet që solli në vëmendje profesionalizmin, argumentimin ligjor dhe frymën e diskutimit mbi mbrojtjen e konsumatorit, të studentëve të universiteteve shqiptare.
Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit për përgatitjen dhe përkushtimin e tyre, si dhe fituesit nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Iniciativa të tilla janë një investim i çmuar për formimin e brezit të ri të profesionistëve dhe për forcimin e kulturës juridike në mbrojtje të konsumatorit dhe sigurisë ushqimore.
