E hënë, 27 Korrik, 2026

Zv/ministrja Tana Kika: Investimet në mirëqenien e kafshëve forcojnë sektorin blegtoral, ventilimi i stallave sjell më shumë prodhim dhe të ardhura për fermerët

Share

Temperaturat e larta të verës ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e lopëve dhe në prodhimin e qumështit. Për këtë arsye, rreth 100 ferma qumështi në Shqipëri kanë përmirësuar sistemet e ventilimit në stallat e tyre, falë trajnimeve mbi praktikat më të mira dhe prezantimit të zgjidhjeve praktike.

Ventilimi ndihmon në uljen e stresit nga nxehtësia, krijon kushte më të mira për kafshët dhe kontribuon në rritjen e prodhimit të qumështit, duke sjellë njëkohësisht më shumë të ardhura për fermerët.

Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, theksoi rëndësinë e investimeve në mirëqenien e kafshëve si pjesë e zhvillimit të sektorit blegtoral.

“Duke mbështetur zgjidhje praktike që përmirësojnë mirëqenien e kafshëve, ne po ndihmojmë në ndërtimin e një sektori blegtoral më të qëndrueshëm dhe më të fortë”, u shpreh zëvendësministrja Tana Kika.

Nisma synon të forcojë fermat shqiptare përmes praktikave moderne, duke garantuar kushte më të mira për kafshët, rritje të produktivitetit dhe një sektor blegtoral më konkurrues e më të qëndrueshëm.

Postimi i zv/ministres Tana Kika

Stalla më të freskëta, kafshë më të shëndetshme.🐄

Temperaturat e larta të verës mund të ndikojnë në mirëqenien e lopëve dhe të ulin prodhimin e qumështit.

Përmes trajnimeve mbi praktikat më të mira dhe prezantimit të zgjidhjeve praktike, rreth 100 ferma qumështi në Shqipëri kanë përmirësuar sistemet e ventilimit në stallat e tyre.

Ventilimi ndihmon në uljen e stresit nga nxehtësia dhe krijon kushte më të mira për kafshët. Rezultati është më shumë mirëqenie për to, prodhim më i lartë qumështit dhe të ardhura më të mira për fermerët.

Duke mbështetur zgjidhje praktike që përmirësojnë mirëqenien e kafshëve, ne po ndihmojmë në ndërtimin e një sektori blegtoral më të qëndrueshëm dhe më të fortë.

Cooler barns, healthier animals.🐄

Hot summer temperatures can affect animal welfare and reduce milk production.

Through training on good farming practices and the introduction of practical solutions, around 100 dairy farms across Albania have improved ventilation systems in their barns.

Better ventilation helps reduce heat stress and creates healthier conditions for livestock. The result is healthier animals, higher milk production and better incomes for farmers.

By supporting practical solutions that improve animal welfare, we are helping build a more resilient and sustainable livestock sector.

@ambasadagjermanetirana @swissdevcoop @mbzhr_al

#EconomicResilience#SustainableAgriculture#RuralDevelopment#GIZAlbania

Te tjera

Lajme te tjera