E hënë, 9 Nëntor, 2026

Zv/minisitrja Tana Kika Shtylla: Siguria ushqimore, prioritet për mbrojtjen e konsumatorëve, vijojmë punën për përafrimin me standardet e BE-së

Share

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika Shtylla, ka theksuar rëndësinë e forcimit të sistemit të sigurisë ushqimore, duke e cilësuar atë një përgjegjësi institucionale dhe një prioritet për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Në një reagim pas pjesëmarrjes në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Kika Shtylla bëri me dije se në seancën dëgjimore mbi sigurinë ushqimore u diskutua për masat që synojnë forcimin e këtij sistemi.

Sipas saj, vëmendja duhet të përqendrohet te kontrollet me bazë risku, rritja e kapaciteteve laboratorike, garantimi i gjurmueshmërisë së produkteve dhe përafrimi i mëtejshëm me standardet e Bashkimit Europian.

“Siguria ushqimore është përgjegjësi institucionale dhe prioritet i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe rritjen e besimit te produktet ushqimore”, shprehet zëvendësministrja.

Kika Shtylla thekson se puna do të vijojë për ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët, në përputhje me kërkesat dhe standardet europiane.

Postimi i zv/ministres Tana Kika Shtylla

Sot, në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, në seancën dëgjimore mbi sigurinë ushqimore, ku theksova angazhimin për forcimin e sistemit të sigurisë ushqimore, përmes kontrolleve me bazë risku, rritjes së kapaciteteve laboratorike, garantimit të gjurmueshmërisë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.

Siguria ushqimore është përgjegjësi institucionale dhe prioritet i drejtpërdrejtë për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe rritjen e besimit te produktet ushqimore.

Vijojmë punën për një sistem më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët.

Te tjera

Lajme te tjera