Një çift po dilte shëtitje në qytet. Ishte vapë e madhe dhe rruga e gjatë, ndaj vendosën të pushonin pak nën hijen e një peme.
Pas pak, gruaja ngriti kokën lart dhe pa dy zogj, sqep më sqep, mbi degë.
-O burrë, çfarë po bëjnë ata zogjtë atje lart? – pyeti ajo.
-Po puthen, – ia ktheu burri.
-Po pse nuk më puth edhe ti mua? – tha gruaja me naze.
Burri psherëtiu dhe iu përgjigj:
-Po kush dreqin ngjitet atje lart?!
