E martë, 28 Korrik, 2026

Zidan kthehet në fron, firmos kontratën 4-vjeçare me “Gjelat”

Share

Zinedin Zidan është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Francës. Legjenda e futbollit francez ka firmosur kontratën 4-vjeçare me Federatën Franceze të Futbollit, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.

Sipas raportimeve, marrëveshja mes palëve ishte arritur në parim që në muajin nëntor, por gjithçka u mbajt larg vëmendjes së mediave deri në zyrtarizimin e saj.

Gjatë muajve të fundit, Zidan kishte marrë oferta të rëndësishme nga klube prestigjioze të Premier Ligës, Seria A dhe kampionate të tjera europiane. Megjithatë, ai vendosi të refuzojë çdo propozim, pasi objektivi i tij ishte të drejtonte përfaqësuesen e vendit të tij.

Emërimi i Zidan në krye të Francës konsiderohet një nga lëvizjet më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar. Ish-trajneri i Realit të Madridit vjen me një CV mbresëlënëse, ku spikasin tre trofetë radhazi të UEFA Champions League, duke u renditur mes teknikëve më të suksesshëm të dekadës së fundit.

Në stolin e “Gjelave”, Zidan do të ketë në dispozicion një skuadër plot yje, me Kilian Mbape si lider të brezit të ri francez. Ai pritet të sjellë eksperiencën, autoritetin dhe mentalitetin fitues për të rikthyer Francën në majat e futbollit botëror.

Me këtë emërim, Kombëtarja e Francës nis zyrtarisht një epokë të re, me synimin për të konkurruar për çdo trofe të madh në vitet e ardhshme.

Te tjera

Lajme te tjera