E hënë, 23 Nëntor, 2026

Zhaneta Beqiri uron vogëlushët për nisjen e vitit të ri në çerdhe dhe kopshte

Share

Ka nisur sot aventura e re për mijëra vogëlushë në çerdhet dhe kopshtet e qytetit të Tiranës. Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, drejtoresha e Çerdheve dhe Kopshteve të Bashkisë Tiranë, Zhaneta Beqiri, ka përcjellë një urim të veçantë për fëmijët, prindërit dhe stafet edukative.

Përmes një mesazhi, Beqiri u ka uruar vogëlushëve një vit të mbushur me buzëqeshje, miqësi të reja, lojëra, mësime dhe zbulime.

“Uroj që ky fillim i ri të jetë i mbushur me shumë buzëqeshje, miqësi të reja, lojëra dhe zbulime për të gjithë vogëlushët!”, shprehet ajo.

Një urim i veçantë i është drejtuar edhe prindërve, të cilët shoqërojnë fëmijët në këtë etapë të rëndësishme të rritjes së tyre. Beqiri u ka uruar durim dhe qetësi, duke theksuar rëndësinë e krijimit të besimit tek fëmijët, ndërsa ata hedhin hapat e parë drejt pavarësisë.

“Prindërve ju uroj durim dhe qetësi për të shoqëruar këtë hap të rëndësishëm, duke u dhënë të vegjëlve besimin se mund t’ia dalin edhe pak më larg krahëve tuaj”, shprehet drejtoresha.

Beqiri ka vlerësuar gjithashtu punën e edukatoreve, mësueseve dhe të gjithë stafit të çerdheve dhe kopshteve, duke u uruar një vit të mbarë, me energji dhe përkushtim në punën e tyre të përditshme me fëmijët.

“Mbarësi të gjithëve në këtë fillim të ri!”, ka qenë urimi i Zhaneta Beqirit për vogëlushët, prindërit dhe stafet që do t’i shoqërojnë fëmijët gjatë këtij viti të ri shkollor.

Te tjera

Lajme te tjera