Ndaj institucioneve që nuk i përgjigjen kërkesave për informacion të paraqitura nga gazetarë, shoqëri civile apo qoftë dhe qytetarë, duhet të zbatohen sanksionet ligjore. Kjo kërkesë iu drejtua Komisionerit për të Drejtën e Inofrmimit nga kryeministro Edi Rama, I cili paralajmëroi dhe përjashtimin e gazetarëve nga ndjekja penale për Shpifje
“Shumë institucione japin informacion të cunguar me gjhë të komplikuar teknike. Lajmi është si buka myket dhe nuk konsumohet më”, tha Klodiana Kapo.
“Shpesherë ky informacion nuk jepet brenda afateve ligjore apo në mënyrën e kërkuar nga ne”, tha Eglantina Bardhi.
Sanksione më të ashpra për autoritetet shtetërore që nuk zbatojnë ligjjin për të drejtën e informimit dhe nuk u kthejnë përgjigje kërkesave për informacion që bëjnë gazetarët, akademikët, qyetarët apo edhe shoqëria civile e cila e ngriti këtë shqetësim në prezencë të kryeministrit Rama gjatë konferencës së VII-të kombëtare për të drejtën e informimit.
“Ka një gjë të munguar, që është mungesa e sankisioneve për autoritet më të arta. Ligji thotë 10 ditë është koha për tu përgjigjur, ditën e 11 nëse nuk ka përgjigje ka sanksione. I kemi kërkuar ministrave të bëjnë delegimin tek sekretarët e përgjithshëm Duhen penalizuar ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm”, tha Rama.
Për mosrespektim të afateve ligjore në kthimin e përgjigjeve foli edhe Komisioneri Besnik Dervishi.
“Unë nuk besoj tek sanksionet. Jo se ne nuk kemi vendosur sanksione. Besoj ka ardhur koha, jo se kam marrë urdhër nga kryeministri, por besoj ka ardhur koha që të aplikohen edhe sanksionet”, tha besnik Dervishi.
Që gazetarët të mos ndihen në presion për të raportuar mbi cështje me interes të lartë pubik, Rama paralajmëroi ndryshime ligjore.
“Kemi ndërmarrë një angazhim tjetër që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk ka pasur pad për gazetarët gjithë këto vite, por me do ta bëjmë dhe këtë hap tjetër që shkon drejt relaksimit të gazetarëve në tërësi. Po këtu nuk është problem liria e shprehjes por lira e shpifjes. Shpifja dënohet penalisht por ne do të heqim aspektin penal për gazetarët”, tha Rama.
Në aspektin e transparencës institucionale, Shqipëria tha Kryeminsitri Rama është 10 pikë mbi mesataren e rajonit, duke folur përgjithsishht për një situatë pozitive në Konferencën e VII Kombëtare për të drejtën e informimit ne edhe të përfaqësuesëve të trupës diplomatike, shoqërisë civile dhe instucioneve qendrore e vendore.
