E enjte, 20 Mars, 2025

Vjen surpriza e parë në “EURO 2024”, Belgjika dështon përballë Sllovakisë, gjyqtari i mohon dopietën Lukakut

Share

Vjen surpriza e parë në “EURO 2024”. Sllovakia ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Belgjikën. Pritej një fitore e madhe e belgëve, por rezultoi ashtu siç pritej.

Sllovakia nuk humbi asnjë moment dhe me rastin e parë të rrezikshëm në zonën kundërshtare ndëshkoi djemtë e Tedeskos, duke shtangur kampin belg dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Nga një “përgjumje” e mbrojtjes belge përfitoi “veterani” i sulmit, Ivan Shranz, me 30-vjeçarin e Slavias së Pragës, i cili mori një top nga Kucka dhe me një goditje diagonale tundi rrjetën.

Në minutën e 56, Lukaku ishte i pafat, shënoi për të kthyer baraspeshën, por gjyqtari e anuloi golin për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 86, Lukaku nuk i beson syve. Sulmuesi shënoi sërish por goli iu anulua sërish, këtë herë për prekje me dorë të Opendës.

Ndeshjen e radhës, Belgjika do ta luajë përballë Rumanisë më 22 qershor në orën 21:00, ndërsa Sllovakia do të luajë me Ukrainën më 21 qershor në orën 15:00.

Te tjera

Lajme te tjera