Nga Tritan Kalo, mjek infeksionist
E filluam këtë javë rrugëtimin tonë në 366 ditët e këtij viti të brishtë 2024…. Dekalogu i mëposhtëm urojmë dhe shpresojmë, që të jetë udhërrëfyes për një rrugëtim real të Vitit të Ri 2024:
1- me më shumë realizime dhe me më pak premtime satelitore, si dhe me më shumë mbrothësim individual, familjar e kombëtar dhe me sa më pak/aspak veprime kçk-iste, kleptokratiko-korruptive të klasës/kastës politike që ka marrë përsipër “TË BËJË SHTET”
2- me më pak “largime thejqafore” nga DHEU-AMË, dhe me më shumë mundësi punësimi e ecurie profesionale cilësore në Shqipërinë e këndej Drinit
3- me një Sistem Drejtësie ku përpara Ligjit të gjithë të vlerësohen e të trajtohen të barabartë
4- me kthimin DEMOS-sit/POPULLIT të gjithshkaje të vjedhur e të materializuar në këto 32 vite DEMON-KRACI në pasuri të patundshme e financiare, të atyre që Faik Konica i klasifikonte si “ZUZARË”
5- me një Sistem zgjedhor me një përfaqësim sa më objektiv të popullatës dhe jo me artifica deputet-nxjerrëse, si dhe me pakësimin e influencave të kryetarëve partiakë në përzgjedhjet delezuese të atyre, që duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesat e votuesve të tyre dhe të DEMOKRACISË REALE
6- me mundësinë e zëdhënies reale së diasporës shqiptare në zgjidhjen sa më objektive të politikave zhvillimore të NËNË LOKES SHQIPËRI, dhe me përfaqësimin e saj në organet Legjislative të vendit
7- me përfundimin e infrastrukturës rrugore të një niveli bashkëkohor dhe jo me lënien e “rrugëve rrugës”, dhe sidomos me “mprehjen e lapsit” që kostot e tyre të mos jenë të pakrahasueshme në shpenzime me të përngjashmet e tyre në Europë e në Botë
8- me vlerësimin MERITOKRATIK dhe jo me vlerësime politike, nepotike, të bazuara në konformizëm shfaqjen apo patronazhistë të gjithsecilit, që përpiqet të ndërtojë ardhmërinë e tij profesionale në Shqipëri
9- me shpresën e daljes nga përgjumja delezuese e “il poppolo Albabese”, duke qenë më i vetëdijshëm për fatet e veta si dhe të vetë vendit
10- me përpjekjet reale që TROJET ARBËRORE në ILLIRICUM PENINSULA të jenë sa më shpejt të BASHKUARA ashtu sikundër Baballarët e Kombit Shqiptar i shpallën të mëvehtësuara në 28.11.1912….Amanetin e tyre se tresin kurrë kohërat, përpos veprimeve keqdashëse antishqiptare brenda e jashtë këtyre Trojeve…. Together forever and ever!
