E martë, 24 Nëntor, 2026

Vëzhgim/ Shpopullimi ‘zbras’ shkollat e fshatrave! Bie numri edhe në qytete, më pak fëmijë në klasë të parë

Share

Mallakastra e ka nisur vitin shkollor me 64 nxënës në klasë të parë, numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në historinë e arsimit.

Ne pamë nga afër situatën në fshatin Drizar. Në shkollën tejet të amortizuar mësojnë vetëm 3 nxënës në klasë të katërt dhe 2 në parashkollor.

Numri i nxenesve ka pësuar rënie dhe në Patos e Roskovec, respektivisht, 110 dhe 50 nxenes me pak se vitin e kaluar.

Vogëlushët e Beratit mbërritën në shkollë me buqeta lulesh, të emocionuar për fillimin e këtij rrugëtimi të bukur.

Mësimi me dy turne vijon për shkollat në rindërtim, si “22 Tetori” dhe Shkolla e Bashkuar e Lapardhase.

Berati gjithashtu ka pesuar tkurrje, me 400 nxenes me pak se vitin e kaluar.

Në Vlorë dhe Himarë janë regjistruar 915 nxenes në klasën e parë, duke shenuar rritje te lehte por ka rënie në klasat e tjera.

Shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” është rikonstruktuar dhe ka hapur dyert me kushte bashkëkohore.

Në qarkun e Korçës, numerohen 784 nxenes me pak se ne 2024-en, rënie e lidhur me lëvizjet demografike dhe uljen e lindshmërisë.  6 shkolla ne fshatra janë mbyllur, ndërsa disa po zhvillojnë mësim me turne për shkak të rikonstruksioneve.

Në Gjirokastër, vogëlushet mezi priten rikthimin ne shkolle. Ne klase te pare ka nje renie te lehte te regjistrimeve por gjithsesi shkollat kane mjedise të mira dhe mesues te perkushtuar.

Viti i ri shkollor nisi bukur në shkollen e mesme mekanike “Hasan Gina” të Lushnjes, e cila shenon rritje të numrit të nxënësve.

Në Lezhë, institucionet arsimore jane hermetike, duke mos dhene asnjë informacion mbi numrin e nxënësve ose problematikat. Kjo ngre pikepyetje mbi menaxhimin e shkollave ne fshatra, në një kohë kur shpopullimi është i dukshëm.

Sakaq ne Diber, 980 vogelushe u regjistruar në klase te pare, ku gjithashtu ka nje tendence renie krahasuar me vitin e kaluar. Në disa fshatra, mësimi zhvillohet në klasa kolektive por Drejtoria Arsimore heziton të informojë mbi gjendjen e tyre.

Te tjera

Lajme te tjera