E enjte, 13 Shkurt, 2025

VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Share

Qeveria shqiptare vlerëson me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete të fushave të ndryshme të kinemasë, muzikës, artit, kulturës dhe sportit në vend.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave (26 Dhjetor), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, teksa janë miratuar propozimet për përfshirjen e tyre, duke i akorduar një pension që është sa dhjetëfishi i masës së pensionit social.

Në listë bien në sy emrat e aktorit fierak Arqile Lipe, dirigjentes Suzana Turku, sopranos Marjana Leka, kompozitorit Zef Çoba, piktorit Bujar Luca, por edhe njerëzve të sportit, ish-futbollistëve Andrea Marko, Sulejman Mema, Haxhi Ballgjini, ish-basketbollistit Robert Kuqo apo dhe shkrimtarit Bashkim Hoxha.

Kjo masë pensioni, sipas vendimit, nuk duhet të kalojë 12-fishin.

Duke përllogaritur masën e pensionit social dhe shifrën e dhjetëfishuar, këto personalitete do të marrin një pension që shkon rreth 100 mijë lekë të reja në muaj.

Lista e emrave që do marrin pensionin e posaçëm:

Arqile Lipe, aktor

Florinda Mazreku, aktore

Marjana Leka, soprano

Zef Çoba, kompozitor

Suzana Turku, dirigjente

Ilir Pojani, piktor

Haxhi Ballgjini, ish-futbollist

Bashkim Hoxha, shkrimtar

Sulejman Mema, ish-futbollist

Andrea Marko, ish-futbollist

Robert Kuqo, ish-basketbollist

Bujar Luca, piktor

Pjerin Bushati, ish-basketbollist

Shpëtim Kushta, kompozitor

Skënder Gjondedaj, ish-sportist 

Te tjera

Lajme te tjera