Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron se nëse do të kishte një vendim gjykate pro grupit të Alibeajt për fatin e Partisë Demokratike do të ketë probleme. Në një intervistë në televizionin e familjes, Berisha thotë se Edi Rama kërkon të konfiskojë opozitën dhe Partinë Demokratike dhe se do të ketë përballje “nëse tenton të marrë flamurin dhe logon e PD”.
“Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Ai do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t’i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t’u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t’i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet”, ka thënë Berisha.
Berisha gjithashtu njoftoi edhe protestën e radhës pas asaj të 12 nëntori. Berisha tha se në dhjetor do të ketë protesta të tjera.
“ketë përsëri protesta në dhjetor. Unë mund të jem gabim. Por përballë kam Edi Ramën, ai përfaqëson çdo bandit. Unë do merrem me të. Unë njëherë, në vitin 2001 ia kam dalë me procedura ndërkombëtare. Kësaj here do ia dalë me ligje kombëtare. Unë jam i përqendruar tek Edi Rama. Pse do merrem me këto. Struktura do merret me Edi Ramën në radhë të parë. Kemi një mision si PD, që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha ai.
Me të njëjtat akuzat për të cilat është shpallur ‘non grata’ duket se Sali Berisha po kërkon t’i kthejë reston ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në vendin Tiranë. Në televizionin e familjes së tij Berisha tha se do të publikojë fakte për ambasadorin King-Smith dhe korrupsionin e tij të çmendur.