E shtunë, 18 Janar, 2025

Veliaj dhëmb për dhëmb me Tabakun: Ke përfituar leje ndërtimi nga bashkia. Deputetja e PD: Gënjeshtër, familja ime s’po…

Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa është thërritur në Komisionin e Inceneratorëve në cilësinë e dëshmitarit, i ka thënë kryetares së këtij komisioni, Jorida Tabaku, se ajo ka përfituar prej tij leje ndërtimi.

Ai tha se leja është e merituar për ndërtime në fushën e Aviacionit. Ndërkohë Tabaku ka mohuar këto deklarata, duke thënë se janë gënjeshtra dhe nuk është përfituese me asnjë vend.

Debati:

Tabaku: Ke vendim të këshillit bashkiak që i ke dhënë 45 mln euro inceneratorit të Tiranës?

Veliaj: Je përfituese, Bashkia të ka dhënë leje ndërtimi për te Aviacioni, e ke merituar, por…

Tabaku: Turp të kesh, nuk jam përfituese.

Veliaj: Familja.

Tabaku: Jo, po gënjen, ke blerë çdo gjë në këtë vend, por mua nuk më blen. Fokusohu këtu 45 mln eurove ia ke dhënë koncesionarit të Tiranës?

Veliaj: Qetësohu mor goc, me qetësi. Pala që quhet bashkia e Tiranës. Kjo është marrëdhënie mes privatëve.

Tabaku: Është dhënë një monopol për dherat, 45 mln euro sipas librat e shitjes-blerës, ku është marrë ky vendim?

Veliaj: Sot Tirana është më e pastër e dinë të gjithë, edhe 30% më e lirë se Luli. P.sh te Aviacioni, familja jote…

Tabaku: E kam për nder që vij nga një familje e nderuar, por ju abuzoni. Turp është të vjedhësh siç ke bërë ti. Vendimi i këshillit bashkiak si është?

Veliaj: Është si të blesh telefonin dhe të thuash se përse nuk morët vendim të këshillit bashkiak. Qetësohu, do bëhesh me tiroide.

Veliaj: Po sëmuresh

Tabaku: Me qetësi ke përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar

Veliaj: Nuk vuaj unë nga këto komplekse

Tabaku: Zoti Veliaj po mashtroni është e turpshme. Enver Hoxha do ishte krenar për ty

Veliaj: Shoqen Laja po e bën ti këtu. Ju lutem mund ta mbaroj

Te tjera

Lajme te tjera