E hënë, 23 Nëntor, 2026

Tyson Fury var “sërish” dorezat

Share

Boksieri britanik i peshave të rënda Tyson Fury deklaroi të hënën e 13 janarit se po tërhiqet nga sporti.

Ish-kampioni i botës u shfaq në rrjetet sociale duke thënë se do t’i varte dorezat.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, 36-vjeçari tha: “Dëshiroj të njoftoj tërheqjen time nga boksi. Ishte shpërthyese. Më shijoi çdo minutë dhe do ta mbyll me këtë – Dick Turpin mbante një maskë!”.

Fury më parë kishte pohuar dorëheqjen nga sporti pasi mundi Dillian Whyte në 2022 – vetëm për t’u rikthyer në fund të vitit.

Kjo vjen mes spekulimeve për ndeshjet e planifikuara për Fury-in më vonë këtë vit, pas humbjes së tij në revanshin ndaj kampionit në fuqi të botës në peshën e rëndë Oleksandr Usyk në dhjetor.

Vetëm dy ditë më parë, Sky Sports News raportoi se Wembley ishte rezervuar për Fury-in që të ndeshej me Anthony Joshua në verë.

Duke raportuar mbi njoftimin e papritur, korrespondenti sportiv i Sky News, Rob Harris tha: “Fury ka njoftuar tërheqjen e tij në të kaluarën, në vitin 2022, ai u josh nga pensioni në atë kohë, kështu që a është ky me të vërtetë fundi për Tyson Fury në moshën 36-vjeçare?”.

Te tjera

Lajme te tjera