E shtunë, 3 Tetor, 2026

Trondit Spartak Braho: Ja kush është deputeti i PS që rrezikon burgun dhe rruga që do ndjek SPAK me ndihmën e SHBA për të shkuar te arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’, Berisha ‘kufomë’ politike

Share

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të godasë në rangjet më të larta politike. Kështu shprehet ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho gjatë një interviste për gazetën “SOT”, i cili paralajmëron se nga hetimet e SPAK do të përfundojnë në pranga ministra e deputet aktualë, por edhe ish-ministra. Më tej ish-deputeti socialist Braho ka komentuar edhe përçarjen e Partisë Demokratike dhe disfatë që të dy fraksione e PD korrën në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai thotë se Berisha tashmë është nxjerra jashtë sistemit falë ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa e cilësoi kreun e “Foltores” si një kufomë politike.

-Zoti Braho, pak ditë më parë kreu  i SPAK raportoi punën në Komisionin e Ligjeve institucionit që ai drejton, ndërkohë që deputeti i PS, Fatmir Xhafaj tha se puna e deritanishme e SPAK është larg pritshmërive të ndërkombëtarëve dhe qytetarëve. Si i shihni këto deklarata?

E ndoqa me vëmendje raportimin dhe është një detyrim kushtetues edhe ligjor. Unë them se këtë vend nëse e sjell në terezi ajo është vetëm drejtësia dhe në këtë pjesë hyn edhe motoja apo logoja që është  larg duart nga SPAK. SPAK filloj  punë në një situatë problematike sepse shumë çështje nuk ishin të studiuara mirë dhe tani ka hyr në periudhën e konsolidimit të tij. Drejtësia nuk matet as me kile dhe as me metër kub, por realizohet me veprime procedurale që kërkon njohuri, kompetenca dhe personalitet, por edhe trimëri. Të goditen fenomenet negative, sa kohë kriminaliteti dhe korrupsioni janë të pranishme dhe sa kohë ne kemi marr përsipër vet SPAK që të justifikoj atë mbështetje që ka marrë nga SHBA. Por SPAK ka nevojë për fonde për të përmirësuar logjistikën sepse nuk realizohen ato pa pasur aparatura të posaçme. Kjo detyrë i është besuar një prokurori të vjetër me background tashmë që është Altin Dumani, por nuk duhet që të tuten nga presionet.  

-Nëse do të ishit deputet në Kuvendin e Shqipërisë, a do të votonit ju pro rritjes së pagave?

Unë në fakt nuk jam kundër rritjes së pagave sepse e kam thënë se duhet që të rriten pagat po veçanërisht pensionet sepse ka pensione shumë të ulëta sot, por duhet të rriten të atyre që kanë vuajtur, naftëtarët, marinarët dhe papritur merret vendimi  për rritjen e pagave të deputetëve. Kjo rritje përkthehet si një lloj shpërblimi, por çudia është se një pjesë e deputetëve të opozitës votuan ndërsa gjatë fushatës akuzonin Ramën. Nuk e di nëse do ta firmos presidenti sepse ai firmos çdo gjë që i çon qeveria.

-Për këtë rritje pagash Berisha është shprehur kundër?

Sali Berisha e ka për propagandë sepse deputetët e tij votuan. Çdo gjë që do bëjë kjo qeveri ai do e gjej një gjë edhe nëse është diçka e mirë. Zgjedhjet nuk i fitoi PS, por Amerika, Blinken, Yuri Kim që e nxorën nga loja politike Berishën. Shqiptarët e kuptuan se kë duan të ndjekin dhe i vunë vizën Berishës. 

-Kreu i KLP Alfred Balla ka thënë se prokurorët nuk duhen që të intimidohen nga presionet, si e shihni këtë deklaratë?

Prokurorët duhet të krijojnë atë klas profesionale që të kuptojnë se fatet e këtij vendi përballë zig-zageve të mëdha të mungesë së moralit drejtues, ata kanë rol të posaçëm. Unë e kam thënë e kanë në dorë të gjitha institucionet e drejtësisë. Sa i përket peshqit e mëdhenj, se kam përdorur  ndonjëherë i vogël i madh shkelja e ligjit është e njëjtë dhe personi duhet të përgjigjet. Arben Ahmetaj është peshk i madh, por nëse ka shkelur ligjin duhet që të veprojë ligji dhe s’ka rëndësi nëse është peshk i madh apo peshk i vogël.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera