Rigels Seliman
Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa foli për goditjen e SPAK-ut ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe ortakut Fatmir Bektashi. Gjatë një interviste, Spahiu ka zbardhur prapaskenat e bujshme dhe tregon se kush e ndihmoi SPAK që të fundoste Berishën. Po ashtu, ai zbulon telashet që e presin “non-gratën” dhe pse sipas tij, Ilir Meta është një hap larg ut. Ndërkohë Spahiu foli për deklaratat e Berishës, i cili kundërshton masën e sigurisë së dhënë nga Prokuroria. Juristi shprehet se, nëse Berisha nuk paraqitet në Prokurori për t’u marrë në pyetje, ligjërisht institucioni i drejtësisë duhet t’ia ashpërsojë masën, nga detyrim paraqitjeje, në arrest shtëpie. Nga ana tjetër, Spahiu tregon se kush janë dosjet që janë në tryezën e prokurorëve të SPAK dhe sa vite rrezikon Sali Berisha.
-Zoti Spahiu, është caktuar një seancë për marrjen në pyetje të Berishës, ndërkohë donin të çonin letrën avokati thoshte se gjeta, keni një koment?
Nuk është hera e parë që një ish-kryeministër të akuzohet, i pari është Vilson Ahmeti dhe i dyti është ish-kryeministri Fatos Nano dhe Berisha bëhet i 3. Por, kemi për herë të parë një procedim që shtrihet brenda familjes, kjo përbënë risi sepse është vendosur sekuestro preventive e të gjitha pronat e të pandehurve. Kemi dy momente që kanë interpretim të gjatë juridik, që lidhen me masën e sigurimit, por dhe me njoftimin e masës. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shprehur raste kur një deputeti i privohet liria. Në momentin kur arrestohet me , kur arrestohet në shtëpi, kur i kontrollohet banesa, apo bëhet kontroll personal, kur i hiqet liria në çdo lloj forme, atëherë Prokuroria duhet të kërkojë një autorizim nga Kuvendi. Në rastin konkret, Prokuroria nuk ka bërë kërkesë për autorizim, për të dhënë leje për kufizimin e lirisë së Sali Berishës. Kemi një rast të paprecedentë. Deri më sot nuk ka një subjekt politik, i cili të akuzohet për korrupsion pasiv edhe të mos ketë masën arrest me apo arrestit shtëpiak. Në rastin e Sali Berishës kemi një rast sui generis, që është bërë përjashtim. Pra, ndonëse vepra penale e parashikon 4-12 vjet heqje lirie, me , masa e sigurimit është shumë e lehtë, thjesht një detyrim për paraqitje.
-Pse vjen kjo, mbase edhe për shkak edhe të moshës së Berishës?
Për rastin e moshës mund të ishin kujdesur t’i vendosnin një arrest shtëpiak. Unë nuk dua që të paragjykoj punën e prokurorisë, por shoh një lehtësim të punës së deputetëve për të shmangur një lloj debati parlamentar që mund të agravonte në një krizë të fortë, përplasje politike. Uroj mos jetë kështu. Berisha nuk po e pranon këtë masë, refuzoi të bashkëpunojë në një procedim penal normal, nuk shkoi për t’u marrë në pyetje, as nuk pranoi të takojë oficerët e policisë gjyqësore që do t’i konfirmonin vendimin. Në çdo lloj praktike penale, nëse një subjekt, kushdo qoftë, do e pengonte Prokurorinë për masën e sigurimit, ligji parashikon që prokuroria menjëherë duhet të ndryshojë masën për një mase më të ashpër shtrënguese. Nëse i pandehuri nuk e pranon dhënien e pasaportës dhe nuk pranon detyrimin për t’u paraqitur në prokurori, atëherë ligji e detyron prokurorinë që të paraqesë në gjykatën speciale një kërkesë për masë me të ashër që në këtë rast është arresti në shtëpi. Nëse Berisha nuk paraqitet në prokurori, ligjërisht duhet t’i ndryshohet masa. Por unë mendoj që Berisha do paraqitet në prokurori.
-Berisha a ka njerëz pas që mund ta tremb ende shtetin, pasi një gazetar afër Berishës ka thënë keni përballë votuesit tanë?
Mendoj se është një proces që ka nisur me frikë. Drejtësia penale në thelb duhet të jetë proporcionale, pra e barabartë. Për vepra të njëjta penale, me një rrezikshmëri shoqërore reagimi dhe masat shtrënguese duhet të jenë të njëjta. Le të ndalemi te një çështje për të cilën të gjithë kemi qenë kritikë. Nuk mund të mbash për korrupsion pasiv për 50 euro Fredi Belerin në dhe për 5 milionë euro të vendosësh detyrim paraqitjeje për Sali Berishën. E dyta, askush nuk mund të bindë 3 milionë shqiptarë që dhëndri është më i rrezikshëm se vjehrri. Dhëndri ka qenë një qytetar i thjeshtë dhe akuza për veprën penale, lidhet drejtpërdrejtë me funksionin publik. Por këtë funksion nuk e ka pasur dhëndri, e ka pasur vjehrri. Dhe nuk mundet për të njëjtën vepër penale, dhëndrit t’i vendosësh masë më të ashpër se sa i ke vendosur vjehrrit. Ka pasur një lloj hezitimi për Berishën, një lloj frike. Dy ish-kryeministrat e mëparshëm, që janë proceduar penalisht, të dy janë proceduar me masën shtrënguese, arrest me . 30 vjet më parë drejtësia penale ka qenë më e ashpër kundër korrupsionit sesa sot, me ish-kryeministrin Berisha. Kjo tregon një lloj nisje paksa me dilema të frikshme në këtë proces. Unë them se është kaluar ylberi dhe është thyer një tabu. Është thyer akulli dhe mendoj që prokuroria nuk do ndihet e shantazhuar. Në javët në vijim, janë përgatitur disa arreste të nivelit të lartë, qoftë në krahun e majtë, qoftë në krahun opozitar.
-Mendoni se Berisha mund të ketë asete për të shkaktuar një destabilitet të vendit?
Jo, e përjashtoj 100% mundësinë. E gjithë kjo vjen si pasojë e një përplasjeje të krijuar me SHBA-të, jo për shkak të përplasjes me Ramën. Unë jam nga ata që kam besuar se ka një marrëveshje të stabilishmentit Rama-Berisha-Meta e cila nuk është thyer për shkak të dëshirës dhe vullnetit politik të Edi Ramës. Kjo që ka ndodhur është jashtë vullnetit politik të Ramës dhe nuk është mirëpritur nga Rama. Kam bindjen time personale, shërbimet inteligjente partnere, britanike, amerikane kanë qëndruar shume pranë organit të akuzës dhe prokurorisë sociale për të çuar deri në fund luftën e drejtpërdrejt që Berisha i ka shpallur SHBA-së dhe Britanisë se Madhe. Ishte një luftë që do të rezultonte me humbjen e Berishës. Amerikanët u përpoqën ta çmontojnë gradualisht. Berisha e ka të qartë se nga i ka ardhur e gjithë kjo gjë dhe përplasja në rrugë që do të thotë një aksion i madh politik për të imponuar një lloj frike apo presioni në institucione është e qartë për Berishën që nuk do t’i japë rezultat. Berisha mund të shantazhojë Edi Ramën, por nuk shantazhon dot Antony Blinken.
-Fatos Nanon arrestimi e ndihmoi të forcojë pozitat e tij, të ngrejë PS dhe ardhjen në pushtet, a mund të ndodh kjo me Berishën?
Absolutisht që jo. SHBA kanë investuar çdo gjë për rrëzimin e qeverisë Berisha që kishte ngrirë marrëdhëniet me SHBA, pengojë disa kongresmenë që të hyjnë në Shqipëri dhe hyri në një konflikt me SHBA. Sot është e kundërta, pasi SHBA është në krah të pushtetit dhe është kundër lideri të opozitës.
-Filluan me Jamarbër Malltezin, mund të shkojnë të djali i Berishës, Shkëlzen Berisha?
Këto janë raste dhe çështje të ndryshme. Mendoj që çdo gjë do të varet nga pranimi në heshtje i procedimeve penale, apo agravimi i situatës politike. Unë gjykoj që një agravim i situatës politike me SHBA-në apo Britaninë e Madhe do të rëndojë pozitat e Berishës dhe familjes së tij. Po ashtu siç kam bindjen që nuk do të kemi as protesta, as përplasje politike, as kërcënime.
-Mendoni se ata deputet që janë tek “Foltorja” do ta ndjekin nga pas Berishën?
Pjesa me e madhe e deputetëve janë në panik nga kjo histori dhe janë distancuar dukshëm. Ajo që ndodhi është mesazh ndërkombëtar se askush nuk është i paprekshëm dhe ka bërë çdo politikan në Shqipëri nga tani e tutje të ndihet i pafuqishëm përballë drejtësisë. Foltorja e ka qarë logon dhe çelësat e partisë pra të PD zyrtare dhe janë jo 0 por -100, nuk ka asnjë shans Berisha që të marr logon e PD.
-Partia e Metës nuk ndihet fare, thuhet se është një parti drejt shkrirjes, ju si e shihni?
Edhe sikur mos kishin kundërshtarë SHBA-të, apo SPAK-un LSI-ja nga 20 deputetë u katandis në katër. Ndonëse ishte president, kryetar shteti, kishte klanet e interesit në krah, kishte një influencë shumë të fortë politike dhe si president nuk ruajti dot kuotat dhe nivelin politik, nga 20 ra në 4, madje tani është në tre se iu largua një deputet. Disheza e LSI-së kishte nisur pa filluar luftën me SHBA-në dhe pa u larguar nga posti Ilir Meta. Mjafton kaq që LSI-ja të shkrihet. Në jetë e ka mbajtur vetëm koalicioni me Berishën sepse ai ka një lloj karburanti politik të Shqipërisë .Sipas informacioneve, ka çështje penale që lidhjen drejtpërdrejt me liderët e Partisë së Lirisë. Nëse do të vazhdojë dhe do jenë në pozita të njëjta me Berishën, kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt, që çështjet penale nuk janë mbyllur për ta. Sipas të gjitha burimeve, mund të jenë disi të rënda akuzat dhe veprat penale ku SPAK-u po punon. Por nuk duhet paragjykuar, sepse mundet që edhe çështjet të pushohen. Ata prezumohen të pafajshëm deri kur të deklarohet nga Gjykata. Por nuhatjen politike të Ilir Metës mund ta vëmë re dukshëm në raport me mbështetësit e tjerë të Berishës. Nëse mbështetësit e tjerë të Berishës nuk e morën seriozisht atë çfarë mund t’i ndodhë Berishës dhe familjes së tij nga përplasjet me SHBA-në dhe me drejtësinë shqiptare, mendoj se një nga njerëzit që e ka perceptuar, ka pasur nuhatjen politike dhe e ka ndierë atë çfarë do të ndodhë është Ilir Meta, i cili ka folur shumë me heshtjen e tij.
-Si e shihni situatën në Kosovë?
Në dialogun Kosovë-Serbi kemi pasur dy përfaqësues njëri nuk ka ndryshuar, pala tjetër ka ndryshuar. Presidenti serb është ulur në tavolinë me Thaçin me Haradinaj dhe Kurtin, pala shqiptare ka ndryshuar dhe nuk është çudi që Vuçiç të vazhdojë dhe pala shqiptare të ndryshoj edhe disa kryeministra të tjerë. Për këtë është koshient edhe Perëndimi edhe me aleancën e Serbisë me Moskën. Çdo ngjarje që ka ndodhur nuk do ta bëjë perëndimin të heq dorë nga tentativa për ta hequr Serbinë nga Moska apo Pekini. Pa dyshim që e gjithë mërzita e Perëndimit është në adresë të Albin Kurtit.Ka një marrëdhënie të ngrirë të SHBA-së që kur ai ka qenë kryetar i opozitës.Albin Kurti është refuzuar ty herë të shkojë në SHBA dhe nuk është lejuar kur ka qenë kryetar opozite.Nuk e shpallën non-grata, por ka qenë i padëshirueshëm. Albin Kurti është recidiv në marrëdhëniet negative me SHBA-në. Nga ana tjetër konflikti që ka filluar me SHBA-në dhe Perëndimin është i hershëm dhe Vuçiç po luan shah-mat duke provokuar qoftë me lëvizjet politike, qoftë me lëvizje diplomatike.Ai po shpall zgjedhjet në Serbi, por ka kërkuar që edhe serbët të shkojnë në zgjedhje në veri të Kosovës.Pse e bën këtë? Sepse fillesa e konfliktit të SHBA-së dhe Perëndimit me Albin Kurtin ishte dy vjet më parë kur u zhvilluan zgjedhjet në Serbi. Qeveria Kurti nuk lejoi serbët e veriut të votonin sepse ata kanë edhe pasaportë serbe për pushtetin e tyre në Serbi. Kjo ishte krisja e parë politike mes Perëndimit dhe Albin Kurtit. 5 emisarët janë shumë taksative, i dërguari i Melonit, i Scholz-it, i Macron-it, i Borrell-it dhe i Blinkenit, dy ditë më parë në zyrën e Kurtit kanë qenë ultimatumi që të realizohen zgjedhjet në veri dhe të nënshkruhet vetë nga Kurti associacioni. Çfarë është associacioni?Është poshtërimi që po i bëjnë drejtpërdrejt Albin Kurtit.Associacioni përkthehet në shqip, vetëvendosja e serbëve në veri të Kosovës. Pra kryetarin shqiptar të partisë Vetëvendosja, i cili pati premtuar vetëvendosje të shqiptarëve të Kosovës për të vendosur për fatin e tyre, me Shqipërinë apo pa të, sot po e detyrojnë të firmosë jo vetëvendosje shqiptarë, por vetëvendosje serbe dhe Albin Kurti është humbës në të dyja rastet. Nëse nuk e firmos shpallet i padëshirueshëm i ndërkombëtarëve dhe nëse e firmos do bëhet partner me Perëndimin, por do të dalë zbuluar përpara popullit të tij, sepse nuk realizoi atë që e premtoi me protesta, flakadanë, bomba, 10 vjet më parë, kundër qeverisë Thaçi, Mustafa, apo Haradinajt. Pra atë që pështyu do ta lëpijë në sytë e popullit të tij. Albin Kurti është kryeministri i një shteti të dytë shqiptar që ka kundërshtar që nuk e njohin legjitimitetin e këtij shteti, në këtë moment ai ngriu marrëdhëniet me Parisin, me Uashingtonin, Londrën dhe me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një njeri që nuk ka dialog me Tiranën si mund të ketë me Serbinë. As faktorin shqiptar se ka në krahë dhe as perëndimin, ai ka hapur disa fronte lufte. Votat që ka marr janë të pamjaftueshme, ato do të rrudhen si iu rrudhën Sali Berishës pasi u shpall “non-ngrata” nga SHBA.
Somario
Edhe sikur mos kishin kundërshtarë SHBA-të, apo SPAK-un LSI-ja nga 20 deputetë u katandis në katër. Ndonëse ishte president, kryetar shteti, kishte klanet e interesit në krah, kishte një influencë shumë të fortë politike dhe si president nuk ruajti dot kuotat dhe nivelin politik, nga 20 ra në 4, madje tani është në tre se iu largua një deputet. Disheza e LSI-së kishte nisur pa filluar luftën me SHBA-në dhe pa u larguar nga posti Ilir Meta.Mjafton kaq që LSI-ja të shkrihet.Në jetë e ka mbajtur vetëm koalicioni me Berishën sepse ai ka një lloj karburanti politik të Shqipërisë. Sipas informacioneve, ka çështje penale që lidhjen drejtpërdrejt me liderët e Partisë së Lirisë…