E shtunë, 3 Tetor, 2026

Trondit Idajet Beqiri: Ja të gjitha vrasjet që ka porositur Sali Berisha, ‘hoqi qafe’ Sokol Olldashin, eliminoi Azem Hajdarin, vrau 4 protestues në Bulevard dhe ‘dogji të gjallë’ 26 persona

Share

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vendin tonë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai ka dhënë detaje të forta për disa nga ngjarjet më të bujshme që ende nuk janë zgjidhur sot në Shqipëri. Si fillim, avokati foli për marrjen në pyetje të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj nga prokurorët e SPAK, teksa paralajmëroi telashe për deputetin socialist.  Gjithashtu avokati ka hedhur dhe një akuzë “bombë” për ish-kryeministrin. Ai e ka thënë hapur se Berisha ka vrarë Sokol Olldashin.

– Avokat Beqiri, dje pas disa muajsh hetimesh, ish-ministri Arben Ahmetaj u paraqit për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u pyet për rreth 6 orë nga oficerët e BKH-së sa i takon aferës së inceneratorëve. Si ju duket ky vendim i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila tashmë ka trokitur në dyert e njërit prej ish-zyrtarëve më të lartë të Partisë Socialiste, i cili mund të konsiderohet si “peshk i madh”, pasi akuzohet opozita si i përfshirë në shumë afera korruptive dhe ndërkohë po hetohet nga SPAK për 4 akuza, për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme?

Shiko, Ahmetaj duhej marr me kohë, por mund të jetë person që ka dijeni dhe do t’i merret deklarata. Kanë dal edhe gjëra të reja sa i takon aferës së inceneratorëve, disa i ka çuar në SPAK edhe një gazetar. Nëse ata prokuror kanë hequr diçka nga dosja kjo do të ishte ulëritëse dhe ata që kanë bërë këtë është shpërdorim detyre dhe duhen arrestuar menjëherë. Por ai gazetari që kishte materiale i ka çuar në Prokurorinë Speciale dhe kjo e fundit është e detyruar që ato prova që ka marr t’i çoj deri në fund. Ai vet duhet të jetë i sinqertë, kur thua nuk kam qenë kam ngrenë drekë më atë dhe del që ke ngrënë i bie që ka diçka këtu. Problemi është se ndonjëherë mbase s’ka asgjë, por nga mënyra se si ti nuk e tregon me sinqeritet dhe bëhet e dyshimit. Kur ndodhesh para një presioni të tillë që ke shumë akuza duhet që të shkosh atje vullnetarisht.

-Ndërkohë dje Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 janar, teksa dosja mbetet në kompetencë të Prokurorisë së Tiranës. Keni një koment?

Në dijeninë time, familjarët e Aleks Nikës do ribëjnë kallëzimin e duhur penal ku do të argumentojnë sipas legjislacionit penal shqiptar se përse SPAK nuk duhet të largoj nga vetja procesin e 21 janarit, këtë vrasje shtetërore, e cila u bë nga Grupi i Strukturuar Kriminal i përbërë prej Sali Berishës, Ndrea Prendit, etj. Në bazë të nenit 75 të Kodit të Procedurës Penale krimet e kryera nga grupet e Strukturuar Kriminal, nga organizatat kriminale dhe nga ish Kryeministra, ministra, deputetë etj, janë vetëm në kompetencë të SPAK. Në këto kushte SPAK është i detyruar të regjistroj procedimin penal dhe të vendos më tej fillimin ose jo të procedimit penal, duke i bërë hesapet me “anxhin”, të cilët janë Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Strasburgut…

-Pra ju po thoni se 4 qytetarë të pafajshëm u vranë me urdhër nga lart gjatë protestës së opozitës së kohës para Kryeministrisë në 21 janar të vitit 2011?

Absolutisht po! 4 martirët e demokracisë u vranë nga garda e Republikës me urdhër të Sali Berishës. Masakra e “21 janarit” është vepër kryekëput e kriminelit Sali Berisha.

-Si e kujtoni ju 21 janarin e vitit 2011…

Kam qenë me Spartak Ngjelën në vijë të parë. Me Paskal Milon, me Skënder Gjinushin, me Edi Ramën. Edhe me Nard Ndokën, ishte me ne atëherë. Policia i mbyti protestuesit me gaz lotsjellës. Si i nxori mish për top? I nxori atje të flisnin për votën e lirë. Ke zv/kryeministër një person që 700 mijë euro i mori dhe i vodhi, e panë të gjithë shqiptarët. Nuk dal unë për mish për top, edhe shqiptarët. Ne u mblodhëm te lokali para parlamentit. Situata ishte e qetë, një situatë, kur them humori, kam parasysh faktin që Nikollë Lesi ishte me partinë e Saliut dhe ata flisnin në telefon me Nikollën.

-Ndërkaq një tjetër zhvillim nga drejtësia ka të bëjë me dosjen e “Gërdecit”. Seanca e parashikuar të mbahej dje ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu është shtyrë sërish dhe si arsye ishte që prokuroria do të verifikojë listën e paraqitur nga familjarët e viktimave të Gërdecit. Dje pritej që familjarët e viktimave të dëshmonin për tragjedinë e ndodhur në vitin 2008, por SPAK ka kërkuar verifikim për ta. Keni një koment?

Shiko paraardhësi i Altin Dumanit kishte shansin të bënte histori për veten dhe vetë SPAK. Dosjet që ai kishte në dorë bashkë me SPAK, nëse do çonte 4 prej tyre në gjyq, do mbahej mend sa të ishte jeta në këtë vend. Kryedosja ishte Gërdeci, është thuajse i hetuar. Gërdeci nuk do kokë turku. SPAK po e përdor me një kokë turku tjetër. Tani do të bëjë një kokë turku tjetër, Fatmir Mediun, por nuk shkon te kryekoka që është Sali Berisha, i cili ‘dogji të gjallë’ 26 persona në Gërdec. Kjo afër është bërë me bekimin e tij. Berishaduhet të dënohet me burg të përjetshëm. SPAK është para provës së zjarrit dhe duhet të guxojë. Vetëm kështu vendoset drejtësi për këtë tragjedi të përmasave epokale.

-Nga ana tjetër dhe meqenëse ju akuzon Berishën se ka urdhëruar shumë krime në Shqipëri dhe është përfshirë në afera korruptive, më lejoni t’ju kujtoj një deklaratë të bërë pak muaj më parë nga vëllai i Sokol Olldashit. Ky i fundit akuzoi Berishën se vodhi zgjedhjet e 2013 duke kërcënuar dhe krerët e degëve të asaj kohe. Si i komentoni këto deklarata, pasi aksidenti i Olldashit është ende një mister?

Nuk asnjë dyshim që Sali Berisha është vrasës! Ai ka operuar dhe operon me metodat e sistemit komunist. Për të siguruar qenien e Ramiz Alisë si pasardhës i tij, Enver Hoxha vrau Mehmet Shehun. Sali Berisha, për t’i dhënë detyrën e Kryetarit të PD Lulzim Bashës, të cilin e kishte më besnikun mik të vajzës së tij Argita Berisha, vrau Sokol Olldashin…

-Së fundmi më lejoni t’ju pyes për dosjen “Hajdari”. Sipas jush, kush e urdhëroi vrasjen e ish-deputeti Azem Hajdarin?

Për vrasjen e Azem Hajdarit ne nuk e dinim të vërtetën. Izet Haxhia hodhi dritë mbi atë ngjarje dhe shqiptarët e dinë se si ka ndodhur ajo ngjarje. E dinë ajo nuk ishte vrasje për hakmarrje që gjoja e bënë Hakljat se Azemi kishte marrë pjesë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt, kjo nuk është e vërtetë. Haklajt e dinin kush e kishte bërë, vrasjen e Shkëlqim Haklajt e bëri Sali Berisha. Berisha pasi e mori vesh që Haklajt kishin ardhur në Tiranë, pasi e mori vesh që makina me Fatmirin, me Jaho Mulosmanin dhe Naim Çangun ishte te selia e PD dhe këtë informacion ia dha mbesa e vet atje sepse i njihte të tre. Pra sapo Berisha mori këtë informacion i vuri në lëvizje fijet e veta, vuri në lëvizje SHIK-un, i vuri në lëvizje të tjerët që e morën në zyrë dhe i thanë që një makinë me bombë këtu jashtë do na hedhë në erë selinë e PD, por duhen marrë masa. I thanë në zyrë Azemit këtë gjë, aty ku ishte edhe Sali Berisha. Azemi ia thanë këtë gjë pa i treguar se kush ishte në makinë se po ta dinte Azemi që në makinë ishte Fatmir Haklaj kurrën e kurrës nuk do të dilte. Azemi nuk donte te ballafaqohej kurrë më me atë pasi e zgjidhën problemi, ia zgjidhi babai Muharrem Haklaj. Saliu e shfrytëzoi dhe nxori Azemin atje në pritë.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera