E hënë, 20 Janar, 2025

Triumf kurbinas në Europë, Laçi dominon Iskra-n. Shpëtim Duro në raundin e dytë të Conference League. Eleminim dramatik nga Europa, Partizani ia “fal” kualifikimin Saburtalos

Share

Laçi nuk zhgënjen pasi për të tretin sezon rresht kalon në fazën e dytë të kupave europiane dhe për të dytin vit rresht në raundin e parë eleminon një skuadër malazeze.

Mjafton Mentor Mazrekaj për të thyer në Podgoricë skuadrën e Iskra-s me rezultatin 1-0 ndërsa kombinuar ky rezultat me barazimin pa gola të Elbasanit, kurbinasit sigurojnë biletën për në raundin e dytë ku kanë një tjetër sfidë të kalueshme në letrër ndaj moldavëve të Petrocub.

Bëri gjithçka mirë skuadra e Shpëtim Duros në Malin e Zi ku dominoi në lojë e rezultat, ndërsa pas golit të shpejtë të Mazrekajt që nga goditja e dënimit,  u shpërdoruan shumë raste për të vendosur në kasafortë rezultatin edhe pse fitoren nuk e diskutoi pothuajse për asnjë moment.

Kurbinasit u shfaqën superiorë në çdo cep të fushës ndërsa Iskra e pafuqishme për t’u bërë ballë nënkampionëve të Shqipërisë. Kualifikim që vlen gjysmë milioni euro për arkën e skuadrës së presidentit Pashk Laska ndërsa rruga për më tej duket e lehtë për bardhezinjtë që do të rikthehen të luajnë në datën 21 korrik ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.

Dramë në “Air Albania Stadium”. E kishte Rrapaj në këmbët e tij penalltinë e suksesit të mundshëm të Partizanit por pasi e gaboi, të kuqtë u eleminuan me rezultatin 5-4 nga lotaria pas 120 minutave lojë.

Saburtalo fiton kohën e rregullt 1-0 dhe penalltitë ku Atanasoski, Rrapaj dhe Maget gabuan dhe i dhuruan skuadrës gjeorgjiane kualifikimin.

Te tjera

Lajme te tjera