Ditën e kongresit të fundit socialist, kryetari i kësaj partie ja dedikoi Sali Berishës, ku nëpërmjet akuzave për SPAK, për mosveprim ndaj tij i dhanë imunitetin diplomatik personazhit më të anatemuar nga SHBA si non grata më ekzemplar në historinë e Shqipërisë. Gjithkush u mundua ta konsiderojë si një luftë e KM për intimidimin e organit të akuzës, i cili të heqë dorë nga hetimi për socialistët e akuzuar së fundmi. Dikush tjetër e konsideroi një sulm për Sali Berishën si vrasës i 21 janarit, por në fakt asnjë pandehmë nga këto nuk ekziston. Para ca ditësh në asamblenë e PS sërish KM dërgoi sulme të tjera në drejtim të SPAK, jo për Saliun, po për Ilir Metën.
Një rrufe në qiell të pastër për SPAK për mos hetim të Presidentit të Republikës. Pa një motiv. Vetëm qitje. Ndonjë naiv mendoi se Edi Rama më në fund po lufton krimin politik dhe e ka marrë seriozisht luftën ndaj korrupsionit. Në fakt sërish nuk është ky qëllimi. Dje sërish sulmoi SPAK dhe e akuzoi se nuk po fut në burg Saliun dhe kostot po i mban KM, pasi viktimat po e kryqëzojnë për drejtësinë e munguar. Menjëherë pas kësaj ndërhyri Sali Berisha duke akuzuar SPAK se po merr urdhra politikë nga Edi Rama dhe gjithë lufta ndaj tij është luftë politike. Po mbrëmë në darkë Ilir Meta duke u viktimizuar se pas sulmeve ndaj tij fshihet Edi Rama.
Edi Rama ka ngritur një stuhi ndaj SPAK, duke ju dhuruar imunitet politik dy personazheve më problematikë të politikës shqiptare, të cilët renditen si personazhe shumë të rrezikshëm në analet e diplomacisë amerikane. Qëllimi është i qartë. Edi Rama kërkon të mbajë me çdo kusht në lojë Ilir Metën dhe Sali Berishën, për të bllokuar proceset ndaj tyre dhe për të ruajtur statusquonë e Trekëndëshit të Bermudës pjesë e të cilit është vetë Edi Rama. SPAK bëhet më i dobët për sa kohë subjektet kriminale shqiptare mundohen ti japin ngarkesë politike, gjë që lehtëson mbijetesën e tyre në politikë. Edi Rama është i qartë se kapitulli i tij politik është në pikiatë dhe fatkeqësia më e madhe e tij qëndron në faktin se edhe vetë SHBA ja ka këputur fillin e shpresës. Marrëdhëniet e tij me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe DASH duket se kanë shkuar në ditët e tij më të këqija. Diçka ka këputur fillin e udhëheqësit të përmasave botërore me SHBA, BE dhe së fundmi me Erdogan. Sa për SPAK. Para ca ditësh në zyrat e SPAK deponoi një kryebashkiak shumë i fuqishëm i PS. Pas disa orësh të një hetimi intensiv pyetje përgjigje, kryebashkiaku nuk ishte në gjendje të gjente rrugën për të shkuar drejt makinës së tij duke marrë drejtimin e gabuar. Situatë e vështirë për politikën shqiptare dhe mesa duket monologët e Edi Ramës vetëm e përkeqësojnë. Mesazhin më të qartë ja kanë dhënë kupola e DASH, e cila i la ca pika mbi “I”, të cilat e kanë turbulluar pa masë.