E diel, 20 Prill, 2025

Tirana i tregon Laçit si fitohet titulli, Teuta ndal Kukësin

Share

Java e 22-të e Superiores konfirmoi edhe njëherë se titullin këtë vit mund ta humbasë vetëm Tirana sepse rivalët e tyre nuk janë në lartësinë e duhur për t’i përballur.

Në “Air Albania” u luajt dueli direkt për titull mes Tiranës dhe Laçit që deri më sot ishin 3 pikë larg por pas ndeshjes së sotme, diferenca bëhet 6 por ndjekësit marrin një goditje të fortë. 4-1 ishte rezultati final i sfidës ku Tirana dominoi në çdo aspekt pasi e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë.

Që në të 5’, Xhixha kalon në epërsi Tiranën pas një gabimi të miqve ndërsa në 20’ pas shumë rasteve të humbura, Najdovski dyfishon me kokë për bardheblutë. 8 minuta më pas Laçi pëson sërish duke kapitulluar në gjysmë ore lojë pasi Seferi e çon në 3-0 sfidën.

Nuk ka mbaruar ende pasi në 42’ Xhixha mbyll praktikisht ndeshjen me golin e tij të dytë personal ndërsa rezultati është 4-0. Një duel për titull që mbyllet në 45 minuta pasi në të dytën Laçi tenton por gjen vetëm një gol me penallti me Shehun.

Ky sukses e çon Tiranën të sigurtë drejt titullit ndërsa Laçi ndoshta duhet të gëzojë për vendin e dytë.

Në ndeshjen tjetër, Kukësi arrin të shmangë një humbje të dhimbshme pasi në duelin ndaj Teutës në “Loro Boriçi”, verilidorët barazojnë 1-1.

Një lojë e luajtur më mirë nga ekipi i Longos por Hebaj në 77’ kalon përpara miqtë dhe vetëm në 90’, në minutën e fundit, Edi Basa me një supergol shmang humbjen për Kukësin duke barazuar 1-1.

Te tjera

Lajme te tjera