Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar ashpër kundër Petro Koçit, Muharrem Xhafës dhe Gjon Bruçit, teksa gjatë një interviste për gazetën “SOT”, i cilëson injorantë dhe i akuzon se po glorifikojnë pa të drejtë kriminelët partizanë. Mes të tjerash, kreu i BK rendit arsyet përse Balli Kombëtarë qëndron në piedestal.
-Zoti Alimadhi, prej ditësh në vend zien debati sa i takon luftës partizane dhe rolit të Ballit Kombëtarë në atë kohë dhe jovetëm. Ju folët për këtë çështje, por si duket deklarata juaj veçanërisht për 5 Majin, Ditës së Dëshmorëve i ka “hedhur benzinë zjarrit” të debatit. Çfarë po ndodh dhe pse po reagoni sërish?
Kam lexuar disa logje dhe fjalë të poshtra nga disa tipa që ju është tharë truri dhe mendojnë se janë në modë dhe trendi për të shkruar, po çfarë shkruajnë: gënjeshtra, shpifje, tallje mbi familjet më patriotikë të kombit shqiptar, kur i lexon të vjen dhe keq se deri ku shkojnë sa merren personalisht edhe me mua, se edhe unë qenkam tradhtari, bashkëpunëtori, kolaboracionisti etj, se c çfarë moshe kam qenë dhe se i përkas asaj kohë, unë këto nuk i kam thënë kurrë këtyre injorantëve gjëra personalë, por debatojmë mbi ideologjinë kriminale dhe historinë gënjeshtër, unë nuk merrem me individët, unë merrem me fakte se çfarë kanë bërë kriminelët komunist dhe kriminelët partizan. Kurse me mua dhe familjen time jo Gjon Bruçaj, një injorant më tregon mua Ballin Kombëtar dhe BALLISTAT, ai duhet t’ju lajë këmbën atyre që janë gjallë dhe në fund t’ ju pijë ujin. BALLISTAT dhe Balli Kombëtar bënin luftëra patriotike, luftëra Kombëtare që kombi ka nevojë në çdo kohë, dhe jo në periudha të caktuara, siç bënë kriminelët partizan dhe komunist që u rreshtuan me detyrim, nuk bënë as luftë dhe i kanë thurur gënjeshtra të tëra në historinë shqiptare, personalisht këto gënjeshtra dhe shpifje dua ti largoj nga historia e Shqipërisë dhe ta fusim historinë e Shqipërisë në shtratin e plotë kombëtar, kaq është e gjitha. Këtij tipi i shkojnë këto vargje; mora pushkën dola malit të luftoja për atdhe dija gjë unë i varfëri se armiku ishim në, aq mënd ka, ç’ të them gjë tjetër. Madje këto reagimet e tyre të tipit bolshevik i kam pritur, prej këtyre mëndje të mykur dhe diktatorialë ë kam vuajtur familjarisht në sistemin kriminal komunist, më marrje jete, me burgje, persekutime, internime e të tjera, kështu që e prisja dhe nuk ndihëm i mërzitur aspak, pavarësisht vulgaritetit te tyre. Ky farë Gjoni merret më mua personalisht, unë nuk e njohë, nuk më intereson së kush është, por të paktën të kuptoj së çfarë shkruan, duhet ti lexoj faktet ti ballafaqoj ato dhe të shkruaj si dhe çfarë të dojë, kaq e thjesht është gjëja, aq të vegjël janë sa merren më mua personalisht. I kujtoj këtij Gjonit, Xhafës edhe Petros, se i përkas një familje me histori, me kontribute atdhetare dhe patriotike të këtij vendi dhe nuk i kemi kërkuar asnjëherë dhe asgjë kombit tonë por kemi bërë atë që duhet në kohë të caktuar kur kombi ka pasur nevojë për shqiptarin. Familja jonë, është familje dëshmori, por jo në luftën kriminale të partizaneve, Nebi Alimadhi ka qenë komandanti i çetës së Tomorricës dhe me çetën e tij ka shkuar në ndihmë të Sali Butkës, në vitin 1914 dhe është vrarë nga andartet grekë, është cilësuar dëshmor. Por këta të paudhët nuk ja kanë lënë edhe eshtrat rehat, sa i kanë shkulur edhe varrin, në varrezat e dëshmorëve në Skrapar, nuk i gjenden as eshtrat, pse ndodh kjo për të mos dëgjuar këtë mbiemër me kontribute reale në këtë vend, kush e ka bërë këtë akt kriminal, organizatat e veteranëve me këto mendje të mykura dhe njerëz të pashpirt, por ne nuk jemi kurrë si këta, se këta mendojnë se në këtë Shqipëri ka vend vetëm për ata dhe Shqipëria ju përket vetëm këtyre, ne themi kjo Shqipëri ju përket të gjithëve. Nuk është vetëm ky rast, por kontributor kemi qenë edhe në shpalljen e pavarësisë kombëtare, edhe në vazhdim, por edhe 1939-1944 u radhitëm atje ku duhej dhe jo ti bashkoheshin ideologjisë kriminale komuniste, por kjo nuk është e mira të merremi dhe të shajmë njeri-tjetrin, por me faktet dhe historinë reale, po për këto të flas kush të doje por sipas fakteve. Unë mendoj se, në këto 32 vjet të këtyre proceseve të brishta demokratike, këtyre mendimeve nuk ju ka ndodhur asgjë, ata vazhdojnë të paguhen akoma si veteran nga taksat e shqiptarëve duke mos qenë të tillë, kjo është e padrejtë. Shqipërinë ata e kanë drejtuar dhe po e drejtojnë, gjithë administratën, gjyqësorin, prokurorin, të gjitha institucionet, fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre janë ende, madje edhe reformën në drejtësi ata e bënë, ky është rrugëtimi i kësaj Shqipërie të mjerë. Gjatë gjithë kësaj kohe personalisht kam kuptuar që mendimet e tyre janë nga më të ulëtat dhe shoqëria shqiptare po tallet me ta, gjithësesi mendoj se duhet kohë, duhet të ishin ndëshkuar krimet e komunizmit dhe të gjithë ata që kryen krime dhe lyen duart me gjak shqiptari duhet të ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Duhen ligje demokratike, duhet kulturë demokratike, duhet frymë vëllazërimi, duhet ndërgjegjësim, duhet pjekuri dhe vullnet për tu kuptuar faji dhe gabimet, por kjo është e vështirë dhe të drejtën askush nuk e pranon lehtë, por keqardhje për këtë mendësi idiotësh dhe shumë të cekët.
-Përse e keni rezerva për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare?
Për shkak të kësaj sjellje, ne si shqiptar do vazhdojmë të jemi të ndarë dhe kjo nuk i shërben aspak afrimit midis njeri tjetrit që ne shqiptarët të jemi të bashkuar dhe të shohim përpara si shoqëri e lirë dhe me mendime demokratike. Mos harroni se sot është epoka e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe më shumë se kurrë kërkohet vëllazim dhe bashkim dhe përgjegjësia e përçarjes bie mbi ata që gjithmonë kanë përcjell frymën antikombëtare, kjo ka një shpjegim sepse ata nuk kanë ndjenja njerëzore, veprimtaria e tyre është vetëm kriminale… ata ngelen përfundimisht shpirt zinj. Ne ju kemi lënë kohën që ata të ndërgjegjësoheshin për veprimtarin e tyre, të ndërgjegjësohen për gënjeshtrat, përbaltjen, historinë, për izolimin e Shqipërisë, për shpifjet, gojën e shthurur mbi Ballin Kombëtar dhe mbi Ballistët padrejtësisht. Këtu tregohet niveli shumë i ulët i tyre, në mendësinë e tyre ngelet vetëm dhe vetëm denigrim, shpifje, egërsi, gënjeshtra. Shikoni sa gënjejnë, mendojnë se shqiptaret nuk i kuptojnë, thonë se kemi luftuar në trevat shqiptare dhe e çliruam Kosovën. Është çliruar Kosova? Ç’donin ata atje? Ata, po, vajtën atje dhe vranë atdhetarët dhe patriotët më të mëdhenj dhe ja nënshtruan trevat shqiptare Serbisë. E kush janë tani tradhtarët? Balli Kombëtar apo ata? Krimineli nuk kupton, ai mbetet i tillë gjithë jetën, prandaj krimet duhet të ishin ndëshkuar në këto 32 vjet demokraci. Ata e patën kohën e mjaftueshme që të ndërgjegjësoheshin, ata duhet të ishin ndëshkuar për falsifikim të historisë, ata duhet ta kuptonin vet dhe te dilnin përpara shoqërisë shqiptare të kërkonin falje mbi këtë shkatërrim që i bënë kombit shqiptar nga mendësia kriminale e tyre, por mendje mykur ngelen dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga liria dhe demokracia dhe nga fryma vëllazërore. Ata fituan për shkak të sinqeritetit vëllazëror që kishte Balli Kombëtar, për ata ne jemi akoma armiq, tradhtar dhe bashkëpuntor, kjo frymë i dëmton shumë proceset e Shqipërisë në vazhdim. Mendoj se ka ardhur koha e respektimit të njeri tjetrit, është koha e mendimeve të lira dhe demokratike dhe jo nga kjo gjuhë e tyre. Mos harroni se kjo vjen edhe për faktin sepse shoqëria shqiptare është shkëputur krejtësisht nga ata, nuk i mbështet askush madje edhe vet partia socialiste, e cila ka filluar dhe tallet, i përdor ata vetëm ëer t’ju marrë votat, ata duan vetëm t’ ju varësh disa dekorata dhe të nderojnë me grushtin lartë flamujt e kongreseve… Ata kanë perënduar përgjithmonë, ata do të ngelen mendësia më e urryer e shoqërisë shqiptare, dhe kjo ka për të ndodhur, për këtë atyre ju vjen inat. Më vjen keq por çtë bëjmë, koha na dha ne të drejtë, ky është rrugëtimi i pastër, i drejtë thellësisht dhe plotësisht kombëtar i Ballit Kombëtar. Sa të ngordhin disa mendje të mykura që hiqen si profesor, si historian dhe luftëtar të mëdhenj atëherë do të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë….
-Dakord, por replikën kundër jush e bëri publikisht kreu i komunistëve, Muharrem Xhafa, Gjon Bruçi, Petro Koçi, etj. Si e pritet reagimin e tyre? Por edhe veteranët ish-partizanë janë zemëruar me intervistën tuaj sepse i përcaktoni kriminel…
Gjallë është ky Xhafa? Unë kam thënë dhe vazhdoj të them te drejtën me fakte dhe vetëm të vërtetën po me fakte, gjithçka të mbështetur mbi fakte dhe të dokumentuara, kjo është pranuar edhe vet prej tyre që këto krime janë kryer nga vet ata kriminel. Zotëri, këta njerëz të shpifur nuk kanë kuptuar asgjë nga veprimet e tyre kriminale dhe diktatoriale, izolimin e Shqipërisë nga bota demokratike, nuk kanë kuptuar asgjë as nga koha e mendimeve të lira demokratike. Unë mendoj se këtij grupimi njerëzish duhet t’ju krijojmë kushte për të zhvilluar idetë dhe jetën e tyre, t’ju ndërtosh disa objekte, ti vendosësh të rrinë së bashku dhe të shohin me sytë e tyre si e si do të shembet sistemi i menduar prej tyre, do të hanë njeri tjetrin, do ti hyjë krimbi si ajo molla që e gërryen krimbi nga brenda dhe bie vet nga pema. Kjo pra është e gjitha, vetëm atëherë ata do ta kuptojnë, sepse deri tani kanë rrojtur mbi kurrizin dhe djersën e shqiptarëve.
-Me sa kam vënë re, me shumë indinjatë ka ngjallur deklarimi juaj se forcat partizane kanë vrarë “zero italiane dhe gjermane pushtues” gjate luftës. A nuk ishte e tepruar ajo deklaratë?
Unë flas me fakte, statistikat flasin se janë vrarë 136 italianë dhe gjermanë, edhe këta 136 janë vrarë aksidentalisht dhe jo nga lufta partizane, ku është lufta e famshme e lavdishme etj…., ku janë bataljone, brigata korporata kaq mijë dhe aq mijë të vrarë, pastaj kuptoni një gjë që sikur të ishte bërë luftë e vërtet kundër gjermanëve dhe italianëve a e kuptoni ju se shqiptaret do ishin vrarë dhe shkatërruar, kuptoni një gjë se me kë po përballeshin, por kriminelët komunist e kishin si strategji binin një pushkë këtu dhe atje dhe bënin sikur luftonin. Ata po kanë vrarë vëllezërit e tyre shqiptarë, shikoni statistikat 136 pushtues të vrarë, dhe këta kanë vrarë deri në 6000 shqiptarë të ndershëm të pafajshëm atdhetarë dhe patriotë, e kuptoni me kë kanë luftuar këta partizan dhe komunist kriminel. Gjithmonë Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së marrëveshjes se Mukjes nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë. Balli Kombëtar u përpoq ti edukonte shpirtzinjtë kriminelët komunist që ata të mos bëheshin element të rrezikshëm, por kjo ishte e pamundur. Lexoni faktet, krimet e kriminelet komunistë dhe partizanë, të cilët e filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë. E filluan në datën 8-9 shtator, të vitit 1943, nga Devolli duke therur me thikë kokat e shqiptarëve Zia Gashin nga Kosova dhe Hadi Kazimatin, duhet thënë ashtu siç ka ndodhur, këta kriminel pasi i kanë prerë kokat e atyre janë tallur, duke i gjuajtur me këmbë kokat dhe duke ju thënë, pa çohu Zia dhe çohu Hadi, komandoni ushtarët tuaj trima…. së bashku me ta ata vranë edhe 4 ballista. E kështu shpirtzinjtë vazhduan barbarizmat në të 4 anët e Shqipërisë, vranë me atentat sekretarin e rinisë së Ballit Kombëtar Hazis Shara. Masakruan në Matjan të Lushnjes 67 Ballistë, duke i therur dhe duke ju trazuar zorrët nëpër barkë dhe duke nxjerr përjashta organet e brendshme të njeriut, nuk ishin shqiptarë këta? Vranë në Gjirokastër Rukmedin Dino me katër vetë, tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës duke vrarë 36 komandantë çetash. Sërish vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Carcanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushin, Sefedin Haderri, Boco Kalon, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjeç, e shikoni sa të pamëshirshëm kanë qenë katilat komunist në sytë e të birit vrasin babain dhe në sytë e babait vrisnin të birin, vranë Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato. Shkoni dhe pyesni në fshatin Libohovë të Gjirokastrës kriminelët komunist kanë likujduar një fshat të tërë kanë vrarë 109 burra, njerëz kanë qenë komunistët dhe partizanët? jo more jo vetëm kriminel. Në mënyrë të pabesë krimineli Mehmet Shehu vret të Dunicë të Pogradecit 68 Ballist, ky kriminel nuk ndjente të ngopur me mish ballisti, vrau 22 djelmosha në Martanesh. Vazhdojnë kriminelët, sërish në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrë më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët, të pamëshirshëm ju këpusin organet seksuale, këta mundet të quhen heronj. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, i hedhin në një përrua dhe ku u kalbet mishi i tyre, serish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Camin. E pra të gjithë këta ishin shqiptar, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës në Voskopojë të Korçës, zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 170 vet, të vrarë nga kriminelët Mehmet Shehu, Petrit Dume, të gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë këmbë e kokë, mbathur me patkonjtë kali, këtyre mundet tu thuhet atdhetar dhe patriot? Vetëm kriminelët silleshin kështu. Në Tiranë më 14 Nëntor 1944 në hotelin Bristol sot muzeu Kombëtar vrasin 14 vet: Isamil Petrela tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Cika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë. Këta që flasin le të më japin një rast që Balli Kombëtar dhe Ballistat kanë vrarë, po vetëm fjalë nga më të ulëtat kemi dëgjuar nga këta tipa të pa udhë, gojë prishur dhe gënjeshtar. Këto janë disa nga statistikat të cilat tashmë janë të dokumentuara, ka edhe raste të tjera, dhe nga arkivat tona mund të themi me siguri se janë deri në 6000 shqiptar, këto krime barbare kanë kryer kriminelët partizan dhe kriminelët komunistë në luftën vëllavrasëse ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944-1945.
-Po gjatë 50 vjetëve në vazhdim?
Veteranë duhet t’ ju themi këtyre, patriot duhet t’ ju themi këtyre, atdhetar duhet t’ ju themi këtyre, vetëm në Shqipëri ndodhin këto gënjeshtra dhe shpifjet. Po mirë këto ja kemi bërë për nder kombit tonë, por jo më të dëgjojmë fjalorin e tyre të shpifur prej 80 vitesh, bashkëpunëtor, tradhtar, kolaboracionistët, borgjezë, reaksionar etj, i kanë mësuar përmendësh këto dhe vazhdojnë zhargonin e vjetër, edhe unë merrem me ata, po ata të mjerë aq mend kanë dhe aq dinë nuk lexojnë gjë tjetër vetëm 8 nëntorin e partisë terroriste kriminale komuniste. Mirë, mua nuk më besojnë. Shikoni këtë dokument të ambasadorit Gjerman që mbanë datën 17 shkurt të vitit 1944, që përshkruan ekzekutimin nga kriminelët komunist mbi 170 Ballist, në fshatin Shipcka të Korçës, apo dhe këtu gënjen Balli Kombëtar. Po të më thonë këta mashtrues, një rast që Ballistat kanë kryer nga këto krime? Të gjitha krimet barbare të tyre janë të provuara dhe të dokumentuara, kuptoni ju njerëz që ende ne duhet t’ ju themi këtyre të pa shpirtëve që nuk kanë kuptuar akoma, se duhet të kishin kërkuar ndjesë, por vazhdojnë akoma me fyerje dhe banalitete. Unë mundet t’ ju them atyre kafshojeni gojën dhe rrini urtë, dilni dhe kërkoni falje për ato që i keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve kërkoni falje publikisht more kriminel. Keni sy dhe faqe, pale na bëni akoma tradhtar, të pabesë! Pushoni dhe mbylleni gojën tuaj të shpifur, sepse vetëm prej jush ka vuajtur ky komb i mjerë, pushoni ore të paudhë dhe të pa fe. Kam lexuar të gjitha më shumë kujdes komentuesit, të vesh duart në koke si më parë luftë klasash, personalisht jam i edukuar me kulturën tradicionale shqiptare, si familje dhe si fis kemi kontributin tonë në historinë e Shqipërisë, kemi dhënë gjithçka, ja kemi bërë hallall kombit tonë dhe do ta vazhdojmë ta japim sa herë të kërkohet, por, por kjo është demokracia secili të flas ashtu siç ai e mendon, kjo është liria e fjalës, kjo e bënë edhe gazetën tuaj sot, më demokratike që të ketë edhe mendime të ndryshme, pavarësisht banalitetit, këtu bëhet dallimi midis nesh dhe atyre gojë prishurve dhe shpirtzinjve. Ata mendojnë se Shqipëria është vetëm e tyre, nuk ka vend për shqiptarë të tjerë, kurse ne themi se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet, kështu jemi ne dhe ky është dallimi jone, kjo është e vërteta, pavarësisht me vonesë por kam bindjen se sa të ngordhi goja e disa veteranëve siç ngordhi ajo e Kristo Frashërit, kanë ngordhur disa të tjerë, sa te iki edhe goja e përdalë e Bruçit, Xhafës, etj, dhe sa të hiqet mendësia komuniste e Petros, mendoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo ligësi dhe mendësi denigruese dhe e dëmshme për kombin shqiptar. Ju faleminderit.
Intervistoi: Rigels Seliman
