E hënë, 19 Janar, 2026

Thellohen debatet, ​KQZ nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe

Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë sot një vendim të paprecedentë duke refuzuar certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Megjithëse të gjitha subjektet e tjera politike janë certifikuar pa kundërshtime, Lista Serbe nuk mori dritën jeshile nga KQZ.

Kundër certifikimit votuan përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e konsideruan këtë subjekt si një zgjatim të interesave të Beogradit në Kosovë. Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, deklaroi hapur se ai dhe kolegu i tij janë kundër që kandidatët e Listës Serbe të marrin pjesë në këto zgjedhje. “Unë, besoj që edhe kolegu im, jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e tyre”, u shpreh Kurteshi.

Pas votimit, rezultati ishte i qartë: tre vota pro, dy kundër dhe gjashtë abstenime, çka çoi në refuzimin e listës. “Kush është për, tre, kush është kundër, dy, abstenime, gjashtë abstenime. Atëherë refuzohet certifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe”, konfirmoi kryesuesi i KQZ-së.

Lista Serbe kishte dorëzuar emrat e 33 kandidatëve për të garuar në zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor. Vendimi i sotëm pritet të thellojë tensionet politike dhe të hapë debat mbi përfaqësimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

Te tjera

Lajme te tjera