Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, zonjat e Postës Shqiptare u janë drejtuar me një thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të kryejnë mamografinë.
Përmes një mesazhi sensibilizues, ato bëjnë thirrjen e përvitshme në çdo “Tetor Rozë” për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë.
“Bëj mamografinë, shpëto jetë”, mesazhi i përcjellë nga zonjat e Postës Shqiptare për të gjitha gratë dhe vajzat”, thuhet në thirrjen e zonjave të Postës Shqiptare për të gjitha gratë dhe vajzat.