E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Tetori Rozë, Elona Gjebrea i bashkohet marshimit dhe u bën apel vajzave e grave: Kryeni kontrolle mjekësore periodike

Share

Burra dhe gra marshojnë për t’ju kujtuar ju për një eko, për një mamografi, për të kontrolluar gjirin tuaj. Kanceri i gjirit nuk prek vetëm në tetor, ndaj kontrollohu. Prej 15 vitesh YWCA organizon fushata ndërgjegjësuese për gratë, por dhe në ndihmë të grave të prekura nga kanceri. Janë pothuajse 700 raste të reja çdo vit që diagnostikohen me sëmundjen vdekjeprurëse. Ajo kërkon që të lehtësohen kostot financiare për një grua që përballet me kancerin e gjirit. Ndërkohë në kuadër të tetorit Rozë në Tiranë vazhdojnë ende aktivitetet sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat. Në bulevardin kryesor të qytetit u zhvillua një marshim sensibilizues ku pjesëmarrësit apeluan për diagnostikimin në kohë të kësaj sëmundje. Marshimit iu bashkua edhe drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Elona Gjebrea, e cila ftoi të gjitha vajzat dhe gratë që të kryejnë kontrolle mjekësore periodike. Në 15 vjetorin e YWCA  u ndanë dhe çmime për të gjithë ato gra e vajza që u ofruan dhe kontribuan secila në mënyrën e saj në ndihmë të grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

Ja postimi i plotë i zonjës Gjebrea:

Ju bashkova marshimit dhe takimit sensibilizues në qendër të Tiranës, në kuadër të Tetorit rozë,si një kontribut shoqëror për të rritur ndërgjegjësimin për kontrolle periodike për kancerin e gjirit!

Uroj e shpresoj që mesazhet inkurajuese në këtë aktivitet dhe gjatë këtij muaji të kenë ndihmuar sadopak që gratë të vrasin frikën e tabutë e ti drejtohen mjekut për të mirën e shëndetit të tyre dhe familjes!

Parandalimi është arma më e mirë në luftën kundër kancerit të gjirit!

Faleminderit YWCA për punën e bërë dhe organizimin!

#bashkohu

#tetori roze

#kancerigjirit

Te tjera

Lajme te tjera