Ndizet tensioni mes Serbisë dhe Kosovës. Udhëheqësit e Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë u takuan ditën e djeshme në Forumin Ekonomik Botëror. Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe riafirmuan dëshirën e tyre për të forcuar bashkëpunimin, por kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë kanë ndezur “gjakrat” me reagimet e tyre. “Kjo është koha e duhur që Greqia të njohë Kosovën”. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një debati në Davos,ku ndodhet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Kreu i qeverisë së Kosovës nënvizoi se Athina zyrtare duhet t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë. Po ashtu, kryeministri Kurti u shpreh optimist se Greqia mund të angazhohet në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sulmoi Albin Kurtin për akuzat e tij se Serbia po tenton të destabilizojë Ballkanin. Ai tha se Kurti vazhdon të thotë fjalë të tmerrshme për Serbinë. “Takimi me Kurtin në Davos do të jetë i njëjti si përherë. Kurti duke thënë fjalë të tmerrshme për Serbinë. E kam dëgjuar 500 herë tashmë. Ai do të thotë që ky Putini i vogël do të shkaktojë luftëra në Ballkan me urdhrat e Putinit të madh. Kjo është retorika e tij”, u shpreh Vuçiç. Kreu i shtetit serb kritikoi edhe axhendën e forumit ekonomik në Davos. Sipas Vuçiç temë diskutimi nuk duhet të jetë vetëm lufta në Ukrainë, por edhe çështjet kryesore kriza e ushqimeve dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Tension i fortë, Kurti kërkon që Athina të njohë Kosovën, Vuçiç revoltohet me akuzat e Prishtinës se është “Putini i vogël” në Ballkan
Share
Te tjera