E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

“Të luftosh kancerin e gjirit”, aktivitet në Kuvend në kuadër të “Tetorit Rozë”, deputetja Etilda Gjonaj thirrje grave dhe vajzave të kryejnë mamografinë

Share

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Grupin Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin organizuan dje në Kryesinë e Kuvendit aktivitetin “Të luftosh kancerin e gjirit”, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje.

Në këtë aktivitet, ku ishin të pranishëm zëvendëskryetarja e Kuvendit,  Ermonela Felaj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, mjekë dhe specialistë të fushës, u ekspozuan edhe disa piktura sensibilizuese për kancerin e gjirit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj i bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave të ndërgjegjësohen mbi shëndetin e tyre.

Ja postimi i plotë i deputetes Gjonaj:

“Të luftosh kancerin e gjirit”

Gjatë aktivitetit në kuadër të Tetorit Rozë, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit @linditanikolla, në bashkëpunim me Grupin Vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, për të theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit mbi shëndetin e grave dhe vajzave & sfidat që duhen tejkaluar në luftën kundër kancerit të gjirit.

Në këtë fund tetori, duhet të prioritizojmë shëndetin, pasi zbulimi i hershëm është mbrojtja më e mirë dhe vendimtari në menaxhimin e sëmundjes.

KONTROLLOHU! VEPRO!

#TetoriRoze #LuftakunderKancerit

 

Te tjera

Lajme te tjera