Ballkani perendimor nuk i ka shpetuar pasojave te forta te agresionit rus mbi ukrainen.
Sekretarja e pergjithshme e keshillit te bashkepunimit rajonal Majlinda Bregu, ndersa ka lancuar krijimin e rrjetit te grave sipermarrese ne rajon, ka theksuar se problemet gjeopolitike dhe ekonomike e bëjnë rajonin tonë një nga zonat veçanërisht të ndjeshme ndaj pasojave serioze qe lidhen me luften.
MAJLINDA BREGU
SEKRETARE E PERGJITHSHME E RCC
“Ndryshe nga sa mund të mendohet, pesha ekonomike e Rusisë në Ballkan nuk është shumë e madhe, duke qenë se partnerët përparësorë të tregtisë dhe investitorët kryesorë në rajon janë vendet europiane. Por nëse BE-ja importon mesatarisht rreth 40% të gazit të saj nga Rusia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina janë plotësisht të varura nga gazi rus. Serbia furnizohet e plotëson pothuajse 90% të nevojave të saj përmes Rusisë, Kroacia dy të tretat dhe Sllovenia gjysmën.”
Sipas Bregut ne kete situate kur lufta po sjell rritje e cmimit të energjisë, hidrokarbureve e ushqimeve fuqizimi ekonomik i gruas, është një domosdoshmëri edhe më emergjente.
” Të gjitha format e thellimit të integrimit ekonomik të rajonit tonë tani po bëhen më jetike se kurrë ndonjëherë. Imagjinoni: po të mos ishte për sipërmarrësit dhe gratë që punojnë ditë e natë nën bombardimin rus për të siguruar të gjitha të mirat që u nevojiten civilëve ukrainas ose shndërrimin e magazinave në qendrat e improvizuara të ndihmave humanitare, shpërndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve, nata do të ishte akoma dhe më e errët.”
Bregu beson se fuqizimi i grave sipermarrese eshte i rendesisshem per rajonin pasi sepse gratë në Ballkanin Perëndimor përfaqësojnë gjysmën e popullsisë, një në dy gra në Ballkanin Perëndimore janë jashtë tregut të punës; tridhjetë e tetë përqind e grave të reja janë të papuna; vetëm një në katër pronarë biznesesh në Ballkanin Perëndimor janë gra.