Pas dhunës ndaj një 3 vjeçarje në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë, policia ka ngritur një taskforcë për kontrollin e subjekteve private që e ushtrojnë këtë veprimtari. Si pasojë, policia njoftoi dje se janë evidentuar 81 raste në shkelje ligjore ku kopshtet private nuk zotëronin liçencë për ta ushtruar këtë veprimtari. Kontrollet janë shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa janë evidentuar raste të ndryshme në disa qytete. Ka nisur hetimi për 63 prej pronarëve ose administratorëve për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Punësimi i paligjshëm”, “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ndërsa për 18 prej kopshteve private do të ndëshkohen me gjobë sipas shkeljeve të kryera.
Taskforca për kopshtet private, Policia: U kontrolluam 201 subjekte, 81 pa licencë, nën hetim pronarët e 63 çerdheve
Share
Te tjera
