Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë filluar negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë.
Gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, ai tha se negociatat janë hapur në nivel ekspertësh dhe se së shpejti priten lajme të mira.
“Kemi arritur të çelim negociatat në nivel ekspertësh për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë. Është një marrëveshje për të cilën deri dje nuk shikonim asnjë dritë në fund të tunelit”, tha Rama.
Ai u shpreh gjithashtu se nëse deri më tani shqiptarët në Greqi kanë pasur probleme me lejen e qëndrimit, qeveria po punon edhe në këtë drejtim, duke njoftuar se tashmë është hapur dialogu me qeverinë greke duke u shprehur besimplotë se kjo problematike do të ketë një zgjidhje.
