Kryeministri Rama ka hapur ‘thesin’ e premtimeve për 2023-shin. Një nga premtimet e qeverisë Rama për këtë vit janë 3 stadiume të reja. Brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.
“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkrua Rama.
Teksa vijon diskutimin maratonë me ministrat për performancën 12 mujore të vitit të shkuar, Rama u shpreh se analiza e 2022 i bën më optimistë për vitin 2023 që të reflektojnë mbi çdo sektor.
Ndërsa në një postim tjetër kryeministri shkruan se 984 laboratorë ‘smart’ do të ndërtohen brenda vitit 2024. Ky është objektivi i qeverisë për atë që e quan revolucioni dixhital. Rama shkruan se brenda janarit do të startojë programi i kodifikimit për 1200 të rinj.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë diskutoi me ministrat për bilancin vjetor dhe detyrat që priten të kenë për 2023.
