E hënë, 27 Prill, 2026

Tabaku: Rritja e çmimeve po varfëron shqiptarët

Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sot në rrjetet sociale për rritjen e çmimeve dhe kostos së jetesës për qytetarët.

Tabaku ka rreshtuar arsyet përse çmimet e larta po prekin dhe varfërojnë familjet shqiptare.

Tabaku nënvizon se, shkaqet e këtyre rritjeve nisin nga një treg i kontrolluar nga një pakicë që pengon konkurrencën, deri tek taksat e larta.

Deputetja e PD nënvizon se, është taksimi që ka provokuar rritjen fiktive të çmimeve dhe gjithashtu edhe ka krijuar një sistem të pandershëm ku shumica paguan, ndërsa pakica fiton.

“Çmimet e karburantit vazhdojnë të jenë të larta për shkak të një monopoli në treg që fatkeqësisht lejohet të operojë në dëm të konsumatorëve. Kostoja e lëndëve të para po rritet, duke rritur çmimet e produkteve. Taksat e larta në vendin tonë rrisin gjithashtu koston e produkteve. Rënia e bujqësisë ka ulur prodhimin vendas, duke sjellë produkte më të shtrenjta nga importi në tavolinat tona. Monopolet në tregun e shitjes me pakicë kanë rritur çmimet për shqiptarët. Inflacioni është rritur, dhe kushdo po paguan më shumë për të marrë më pak. Inflacioni socialist ka shkatërruar të ardhurat e shqiptarëve, duke i lënë më të varfër dhe më vulnerabil”, shkruan Tabaku.

Te tjera

Lajme te tjera