E hënë, 20 Janar, 2025

Sulmi rus mbi Ukrainën, Kim bisedë me Ramën dhe Xhaçkën: SHBA dhe Shqipëria do të dënojnë…

Share

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka biseduar sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se Shqipëria dhe SHBA së bashku me shtetet e tjera do të marrin masa për të dënuar veprimet e Rusisë.

“Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia. SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Te tjera

Lajme te tjera